Connect with us

Lajme nga vendi

Rrëmbimi në Tetovë, dy persona përfundojnë në pranga

Published

on

Dy persona janë vënë në pranga pasi kanë rrëmbyer të hënën e 5 majit dy persona në Tetovë. Në mesin e të rrëmbyerve është dhe një fëmijë 16-vjeçar. Prokuroria njofton se të dyshuarit, me forcë kanë futur në automjetin e tyre një person dhe kanë filluar ta rrahin duke kërkuar që i dëmtuari t’u tregojë se kush ka marrë para nga vajza e njërit prej tyre. I dëmtuari u ka treguar dy persona dhe adresat e tyre. Derisa janë vënë në kërkim të gjetjes së personave, i dëmtuari u ka ikur nga automjeti. Megjithatë, të dyshuarit të njëjtën ditë kanë rrëmbyer personin që u ka treguar i dëmtuari. Bëhet fjalë për një 16-vjeçar, të cilin sikur në rastin e parë, e kanë futur me forcë në makinën e tyre, ndërsa duke e goditur me grushte kanë kërkuar të tregojë pse e ka rrahur vajzën e njërit prej tyre. 16-vjeçarit ia kanë marrë telefonin celular dhe e kanë detyruar ta hapë që t’i lexojnë mesazhet, ndërsa më pas në parking e kanë nxjerrë nga automjeti dhe kanë vazhduar ta godasin me grushte dhe shufër metali, derisa në një moment i mituri ka arritur që t’u ikë të dyshuarve. Të dyshuarit do të ndiqen për veprën penale “Rrëmbim”, me të cilën parashikohet dënim me burg deri në 10 vjet. Për shkak të plotësimit të kushteve ligjore, Prokuroria ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit./Alsat.mk

Lajme nga vendi

Studentët në RMV sot në protesta, kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe

Published

on

Studentët shqiptar të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sot duke filluar nga ora 12:30, do të protestojnë, ndërsa kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.

Për shkak të protestës, do të ketë kufizime në trafik. Studentët kanë thënë se se rruga e lëvizjes do të jetë nga përpara sheshit “Karposhovo Vostanie”, rrugës “11 Mars”, përmes Urës së Gurit, dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Nikola Vapcarov” dhe do të përfundojë në rrugën “Dimitrije Çupovski” përpara Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.

“SPB Shkup – Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura maksimale që arrijnë 23 gradë, sipas informacionit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Deri në fund të ditës, moti do të mbetet i qëndrueshëm, me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.

Nesër pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me temperatura minimale nga 0 deri në 9 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 19 deri në 25 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT

Published

on

Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.
Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.
Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.
Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.
Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.
Continue Reading

Më të lexuarat