Connect with us

Lajme nga rajoni

Aksidenti tragjik në Gjermani, Ambasada e Shqipërisë ofron mbështetje për qytetarët e prekur

Published

on

Tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Koblenz të Gjermanisë, ku gjithashtu u lënduar katër shqiptarë të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ku gjithashtu u tha edhe se Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet.

Në njoftimin e kësaj ministrie gjithashtu thuhet se hetimet për rrethanat e këtij aksidenti janë duke vazhduar, derisa edhe shprehi për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të lënduarit, përcjell Klankosova.tv.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë gjithashtu ka shprehur mbështetje për qytetarët, si dhe ka publikuar numrin në të cilin ata mund të kontaktojnë për informacione shtesë.

“Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”, thuhet tutje në njoftim.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe legjenda e kinemasë Robert De Niro

Published

on

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë Robert De Niro.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh realizon filma për tregun ndërkombëtar.

Projekti i ri, sipas tij, do të bazohet në një histori tejet personale — historinë e trishtë të babait të tij, të ndërlidhur me një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës në Kosovë.

Në një intervistë me Blendi Fevziun, Krasniqi konfirmoi se Robert De Niro do të luajë rolin e babait të tij.

“Është historia e babait tim, dhe masakrën e Reçakut, dhe luftës që ka ndodhur në Kosovë nga fillimi deri në fund”, ka deklaruar ai, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Advertisement

Producenti ndau me emocion edhe rrëfimin e dhimbshëm për fatin e të atit, i cili gjatë luftës ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli, një histori që tani do të shndërrohet në një film me mesazh të fuqishëm njerëzor.

Krasniqi pohoi se në këtë projekt do të marrin pjesë 71 aktorë nga Hollywood-i, ndër ta edhe Robert De Niro, dhe se të gjitha kontratat tashmë janë nënshkruar.

Ai konfirmoi gjithashtu se De Niro ka pranuar të portretizojë rolin e babait të tij.

Xhirimet për filmin pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi fillimisht ishin planifikuar të fillonin këtë vit, por janë shtyrë për arsye organizative.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Krijoi profil të rremë me logon e bankës dhe ofronte kredi false — 1 i arrestuar, 2 të proceduar në Tiranë

Published

on

Goditet një rast të mashtrimit kompjuterik në Tiranë, ku për pasojë u arrestua autori kryesor i rastit, si dhe u proceduan dy të tjerë. Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Orlando Gjoka, 21 vjeç banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç. Shtetasi O. Gj. kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e bankës, me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet. Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë i mundur ndalimi i autorit kryesor dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Sot varoset studentja 25-vjeçare nga Gjakova ‘Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi’! Babai rrëqeth me fjalët e ndjera për bijën e humbur

Published

on

Babai i Daorsa Spahijës, studentes 25-vjeçare nga Gjakova, e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë, ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale pas humbjes tragjike të vajzës së tij.

Në postimin e tij, ai ka ndarë një fotografi të së bijës dhe ka shkruar: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”. Ky mesazh ka prekur thellë zemrat e miqve dhe të njohurve të familjes, të cilët e kanë shprehur ngushëllimin dhe solidaritetin e tyre.

Vajza e ndjerë, Daorsa, do të varroset sot në varrezat e qytetit të Gjakovës, në orën 14:00. Familja dhe të afërmit do të mblidhen për ta nderuar dhe kujtuar të dashurën e humbur, ndërsa qyteti i Gjakovës ka shprehur mbështetje për tragjedinë që ka goditur këtë familje.

Për momentin, ende nuk janë dhënë detaje të plota mbi shkakun e vdekjes së Daorsa Spahijës, por hetimet vazhdojnë.

Continue Reading

Më të lexuarat