Lajme nga vendi
NGRICAT SHKAKTUAN SHUMË AKSIDENTE, DHE DY VIKTIMA NGA FSHATI VIDUSHË ,KOMUNA MAVROVË- ROSTUSHË
Ulja e temperaturave dhe shfaqja e ngricave në disa rrugë të vendit, kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim për shumë drejtues të automjeteve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur disa aksidente. Më i rëndi ka qenë ai në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, ku dy persona humben jetën. Sipas informatave të MPB-së, automjeti i drejtuar nga A.F. 56 vjeçar nga fshati Vidushë, komuna Mavrovë-Rostushë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Radikë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjerja M.F. 56 vjeçare kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Vdekjen e A.F. 56 vjeçar dhe M.F. 56 vjeçare, të dy nga fshati Vidushë, komuna Mavrovë- Rostushë, e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti është dërguar policor për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion”, njoftojnë nga MPB-ja.
Përveç këtij aksidenti fatal, një aksident tjetër me lëndime të rënda trupore ka ndodhur në orën 02:35, të mëngjesit në komunën e Vrapçishtit, ku sipas MPB-së, një automjet udhëtarësh “BMË” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.B. 27 vjeçar ka goditur një automjet të parkuar “Mercedes”. Me lëndime të rënda kanë përfunduar pasagjeri ndërsa lëndime më të lehta kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri i automjet të parkuar. Për shkak të mbulesës së borës në rrugë, LAMM ka futur përdorimin e detyrueshëm të zinxhirëve të borës për të gjitha automjetet në seksionin Lisec – Kodra e Diellit nga ora 21:00 e 2 janarit 2026. Masa është e detyrueshme për shkak të pjesëve të pjerrëta dhe kthesave, ku mosrespektimi i rregullave shpesh shkakton bllokime dhe vonesa. Kontrollet e policisë do të intensifikohen, veçanërisht për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve gjatë periudhës së festave.Për shkak të ngricave në disa rrugë, nga Lidhja AutoMoto, u bën thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre e sidomos në rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, të cilat janë cilësuar si pika kritike. Për shkak të ngricave, rruga për në Kozjak gjatë ditës së sotme u mbyll për qarkullim.Edhe nga Qendra për Menaxhim me Kriza u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi në shumë rrugë të vendit ka ngrica ngrira të cilat kanë shkaktuar vështirësi, veçanërisht në zonat malore.
Lajme nga vendi
KSHZ miratoi plan financiar prej 153,2 milionë denarëve dhe i rrumbullakësoi përgatitjet për zgjedhjet lokale
Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e sotme i miratoi procesverbalet nga mbledhjet 164 dhe 165 dhe solli disa vendime lidhur me punën financiate dhe organizimin teknik të zgjedhjeve të ardhhsme të caktuara për më 11 janar 2026.
Komisioni e miratoi Propozim-vendimin për ndarje të avanseve për të punësuarit në KSHZ dhe personave të angazhuar për transportin e materialit të besueshëm zgjedhor. Me këtë vendim rregullohen shpenzimet për perosnat të cilët do bjnë dorëzimin e materialeve në komumant Mavrovë-Rostushë, Qendër Zhupë, Gostivar dhe Vrapçisht.
Siç theksoi anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov, me rastin e organizimit të zgjehdjeve të ardhshme lokale në komunat e cekura, KSHZ sjellë vendim për caktim të avanseve për të punësuarit në KSHZ, personat të cilëlt janë të angazhuar nga ana e KSHZ-së, si dhe perosnave të tjerë të përfshirë për transportin dhe dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme u konstatua edhe shuma e maksiomumit të arkës për vitin 2026, e cila do të jetë gjithsej 300.000 denarë. Siç theksoi anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova, ky vendim, për realizimin e të cilit është angazhuar Sektori për kontabilitet dhe pagesa, hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërkaq do të zbatohet në mënyrë retroaktive prej 1 janarit 2026.
Në rend dite ishte edhe Plani financiar i KSHZ-së për vitin 2026, sipas të cilit Komisioni shtetëror zgjedhor në këtë vit kalendarik do të disponojë me buxhet të përgjithshëm prej 153.196 denarëve.
Në mbledhje u miratua edhe Udhëzimi për votim për zgjedhjet lokale, me çka u rrumbullakësuan procedurat juridike dhe teknike para votimit të së dielës.
Lajme nga vendi
ZYRTARE DRILON ISLAMI VISHET KUQEZI
KF Shkëndija njofoton opinionin se ka angayhuar mesfushorin defenaziv, Drilon Islami. 25 vjeçari në Tetovë vjen pasi shkëputi kontratën me Kluzhin e Rumanisë.
Futbollisti kosovar që shkëlqeu me Prishtinën në elitën kosovare, para se të transferohej në Rumani ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore. Menjëherë pas kësaj ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme.
Drilon Islami karrierën si profesionist e nisi te klubi i qytetit të lindjes, Ferizaji, derisa më vonë do të luante edhe me Dritën e Gjilanit dhe Prishtinën ku ishte edhe kapiten i skuadrës. Ka qenë pjesë e moshave të Kosovës, ndërsa te Kluzhi i Rumanisë u transferua janarin e vitit të shkuar.
Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojnë mirëseardhje dhe shume suksese me fanellën kuqezi.
Lajme nga vendi
Mickovski: Afër marrëveshjes me investitorin, që “Kodra e Diellit” të bëhet qendra më e bukur dimërore
-Mendoj se jemi në rrugë të mirë, të mos them jam i sigurt! Bëhet fjalë për investitorë shumë seriozë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Kodër të Diellit, nga ku paralajmëroi se si qeveri janë afër marrëveshjes me investitorë të huaj, të cilët pritet ta shndërrojnë Kodrën e Diellit në një nga destinacionet më të kërkuara dimërore në Evropë.
“Kemi për qëllim që në afat të shkurtër të sjellim investitor që do të investojë, bashkë me shtetin, kuptohet. Dhe do ta bëjë atë që për të gjithë ne paraqet ëndërr dhe qëllim, që Kodra e Diellit të bëhet qendra më e bukur dimërore në këtë pjesë të Evropës. Që do të jetojë 365 ditë në vit, e jo vetëm disa muaj gjatë sezonit dimëror. Kodra e Diellit, sipas mundësive që ofron, nëse krahasohet me qendrat më të mira të turizmit dimëror në alpe, ka për 10 km më shumë mundësi për ndërtim të shtigjeve për skijim. Nga Aeroporti Ndërkombëtar, për 45 minuta, ju jeni me këpucë të skive në shtigje. Disa muaj në dimër kemi borë natyrale”, deklaroi Mickoski.
Sa i përket ndërtimeve pa leje në këtë qendër skijimi, Mickoski tha se nuk do të sjellin ligj për legalizimin e të njëjtave.
“Nëse flisni për ndërtimet e egra, dhe nëse mendoni për ligj për legalizim të ndërtimeve pa leje, aso qëllime nuk kemi, as nuk planifikojmë që të mendojmë në atë drejtim. Atë që mund të them është që ndërtimet pa leje të mos bëhen, për shkak se shteti ka mekanizma për ta parandaluar këtë”, shtoi Mickoski./tv21.tv
-
Lajme nga vendi2 months agoKryetari i Shkupit: I larguam 371 persona që nuk shkonin fare në punë
-
Lajme nga vendi2 months agoKasami e mori mandatin e dytë e ‘Të Parit të Tetovës’
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilm ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe legjenda e kinemasë Robert De Niro

