Sport
SKIJIM: LARA KOLTURI RENDITET E TETA NË SLALLOM NË AUSTRI
Në garat e Kupës së Botës të skijimit që mbrëmë u zhvilluan në Qendrën e njohur të skijimit Flakau të Austrisë, fituese në sllallom doli Mikaela Shiffrin , ndërsa Lara Kolturi që e përfaqëson Shqipërinë u rendit e teta
Në pistën austriake të Flakau u zhvillua gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski, në disiplinën e sllallomit. Në pistë për ngjyrat kuqezi zbriti skiatorja Lara Kolturi, e cila mbylli garën në vendin e tetë pas dy zbritjeve.
Lara Colturi u pozicionua mes 10 më të mirave në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Skitë Alpine në Flakau të Austrisë në disiplinën e sllallomit. Skiatorja kuqezi u rendit në vendin e tetë në përfundim të të dy zbritjeve me kohën e përgjithshme 1 minutë 52 sekonda e 65 të qintat.
Lara Kolturi bëri një zbritje të dytë të jashtëzakonshme në këtë ndalesë duke realizuar kohën 53 sekonda e 77 të qindtat që ishte edhe më e shpejta përsa i përket kësaj zbritje të dytë.
Skiatorja 19 vjeçare mund të kishte regjistruar një rezultat akoma më të lartë dhe të ngjitej në podium por u penalizua nga një gabim i bërë në zbritjen e parë që e pozicionoi në vendin e 16 me 58sekonda e 88 të qindtat. Për sa i përket garës pas dy zbritjeve, podiumi nuk ndryshoi nga zbritja e parë, Mikaela Shiffrin triumfoi duke lënë pas Paula Moltzan në vendin e dytë dhe Katharina Truppe në të tretin. Gjithsesi me këtë vend të tetë, Lara Colturi arriti të grumbullojë 32 pikë për klasifikimin e përgjithshëm me 19 vjeçare që shkon në 434 pikë por mbetet në vendin e 9, ndërsa në krye të klasifikimit është dominuesja e sportit të Skive Alpine, Mikaela Shiffrin me 923 pikë e ndjekur nga Camille Rast në vendin e dytë me 753, ndërsa në vendin e tretë tani është Paula Moltzan me 502 pikë.
Këtë sezon, deri më tani Kolturi ka arritur të sigurojë 4 podiume në garat e Kupës së Botës.
Sport
KF BASKIMI MË 23 JANAR VAZHDON PËRGATITJET NË MEDULIN TË KROACISË
Bashkimi i Kumanovës që ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit më 11 janar, deri më 22 janar do të punon në Kumanovë, ndërsa më 23 janar zhvendoset në Medulin të Kroacisë. Të premten zhvillohet ndeshja e parë kontrolluese me Tikveshin në Kavadar.
Klubi i futbollit Bashkimi i Kumanova përgatitjet për pjesën pranverore i ka filluar më 10 janar aty ku do të qëndrojnë deri më 23 janar dhe më pas do të zhvendoset në Kroaci ku do të qëndrojë deri 4 shkurt për përgatitje të fazës kryesore ku edhe do të zhvillohen ndeshje kontrolluese sipas plan programit të stafit teknik. Megjithatë ndeshja e parë kontrolluese do të zhvillohet të premten në Kavadar kundër Tikveshit që do të jetë një test i mirë për parë formën fizike të lojtarëve që kanë në diskonim por edhe ato që janë ofruar Bashkimit.
Drejtuesit e klubit deri më tani kanë angazhuar Foday Trawally, i cili vjen nga AP Brera. Gjithashtu kontratë profesionale me klubin ka nënshkruaj 17 vjeçar Bejzad Limani por nga klubi i KF Bashkimit njoftojnë se në këtë afat kalimtar të dimrit do të ketë edhe prurje tjera. Tani për tani nga ekipi kumanovar janë larguar Samet Rexhepi, Nedim Hoxhiq dhe Flamur Xhelili . Pjesa pranverore e kampionatit starton me 10 dhe 11 shkurt me ndeshjet e xhiros së 17, ndërsa Bashkimi është mysafire e Sileksit në Kratovë
Sport
VRITET BASKETBOLLISTI 20-VJEÇAR I UNIVERSITETIT FISK
Një student 20-vjeçar dhe basketbollist i Universitetit Fisk në SHBA ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri teksa po ngiste makinën e tij në autostradën ndërshtetërore I-65, të dielën në mbrëmje në Nashville
Andre Bell, një basketbollist 20-vjeçar i cili u plagos rëndë në një të shtënë me armë zjarri ndërsa po kthehej në universitetin e tij në Nashville të dielën në mbrëmje, vdiq të hënën në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Andre Bell, student i vitit të dytë në Universitetin Fisk , ku studioi Administrim Biznesi dhe luajti në ekipin e basketbollit, po kthehej në universitet nëpërmjet autostradës I-65 veri me dy miq pas një aktiviteti fitnesi në sheshin e panairit të qytetit.
Sipas Departamentit të Policisë Metropolitan të Nashvillit, pasagjerët në automjet vunë re një sedan të errët që lëvizte në korsinë e majtë pranë tyre. Ata dëshmuan se ishin të shpërqendruar nga telefonat e tyre celularë kur papritmas dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri dhe kuptuan se Bell ishte qëlluar me armë zjarri.Nissan Sentra e bardhë e drejtuar nga Bell ngadalësoi, hyri përsëri në trafik dhe u përplas me një kamionetë të kuqe, ndërsa sedani i errët u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit të policisë, “provat sugjerojnë se automjeti nga i cili u qëlluan të shtënat mund të ketë pësuar dëmtime në xhamin e përparmë”, pasi në vendngjarje u gjetën copa xhami.
Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: KV SHKËNDIJA NISI PËRGATITJET PËR FAZËN PLAY OUT
Klubi i volejbollit Shkëndija ka filluar me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit për fazën e play off-it dhe play out që starton me 24 janar. Qëllimi parësor i kepit sipas trajnerit Luma është rikuperimi ekipit pas dështimit në pjesën vjeshtore të kampionatit
Sezoni pranveror i kampionatit në ligën e parë të volejbollit për meshkuj do fillon më 24 janar në fazën e play offit me ekipet që prtendojnë titullin kampion dhe fazën play out me ekipet që luftojnë mbijetesën. Federata e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut tanimë kanë hedhur shortin për ndeshjet e play of-fit dhe ato të play out. Kjo do të thotë se ekipe kanë filluar përgatitje apo do të fillojnë këto ditë. Kështu që klubi volejbollit Shkëndija përgatitjet për ndeshjet e play oot-it i ka filluar nga dita e djeshme dhe të njëjtat do të zhvillohen me intensitet të lartë ku krahas seancave të rregullta stërvitore janë para pa edhe dy -tri ndeshje kontrolluese Sipas trajnerit Durim Luma qëllimi parësor i këtyre përgatitjeve do të jetë puna serioze me lojtarët e ri të këtij klubi që të jenë të gatshëm për kampionatin 2026/2027 , kjo sidomos pasi që ekipi dështoi në pjesën vjeshtore të kampionatit. Për fillimin përgatitjeve trajnetri Luma tha se qëllimi parësor është rikuperimi i ekipit
‘’Gjithsesi se ne startojmë me përgatitjen e ekipit për gjysmësezonit e dytë dhe qëllimi dhe synimi kryesor është që ekipin ta rikuperojmë , pasi sipas mendimit tim ne dështuam në vitin 2025 me rezultate që treguam. Besoj se me këto përgatitje dhe me ndeshjet që do të zhvillohen në fillim të vitit 2026 do të mundohemi të përgatitemi ekipin sa më mirë që këto rezultate apo këto rezultate të vitit 2025 ti përmirësojmë dukshëm ’’ deklaroi trajneri Durim Luma.
Duke pasur para sysh në këtë kampionat Shkëndija nuk ka gjasa për të qenë në mesin e ekipeve që pretendojnë për pjesën e epërme të tabelës andaj është rast i mirë që tu jepet hapësirë shpresave të këtij klubi
‘’Lëvizje të lojtarëve nuk do të ketë, vetëm do të mundohemi dhe synimi ynë edhe i kryesisë dhe i imi personal si krye trajner është që tu japim shans më shumë të rinjve . Pra do të aktivizojmë edhe dy të ri të tjerë në gjashtën e parë dhe do të mundohemi që ato ti përgatitim për sezonin e ardhshëm që sa më mirë dhe sa më lehtë të inkuadrohen në ekip. Kurse sa i përket ndeshjeve kontrolluese sigurisht se do të bëjmë dy –tre ndeshje edhe pse afati është i shkurt sa i përket fillimit apo vazhdimit të kampionatit , Pra me 24 janar vazhdon kampionati, por ne do bëjmë çmos që të bëjmë nja 2-3 ndeshje kontrolluese’’ tha trajneri Durim Luma
Në garat e fazës së play off-it që fillojnë më 24 janar takohen: UGD Shtipi -Susheva, Strumica – Universiteti i Tetovës, dhe Rabotniçki – Boreci , ndërsa në play out takohen: Liria – Janta Volej, Makedonija Xhio – VesnaProbishtip dhe Shkëndija – Skopje

