Connect with us

Lajme nga vendi

Kujdes, makinat me radarë po masin shpejtësinë në autostradat e Maqedonisë!

Published

on

Shoferët që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, pra shtetas të huaj, do të përfshihen në sistemin e kamerave “Qyteti i Sigurt” (Safe City), por derisa të përfundojë përmirësimi i plotë i sistemit, dënimet nuk do t’u arrijnë në shtëpi.

Deri atëherë, të gjithë ata që ngasin shpejt nëpër autostradat e vendit me automjete me targa të huaja, do të ndëshkohen vetëm nga zyrtarët policorë me makina civile të pajisura me radarë (të njohur si “përgjuesit”), të cilët sipas MPB-së janë vazhdimisht prezentë në Korridorin 8 dhe 10.

“Në lidhje me automjetet për të cilat pyetni, të ashtuquajturit ‘përgjues’, ju njoftojmë se të njëjtit janë vazhdimisht prezentë në korridoret 8 dhe 10 me qëllim të sanksionimit të shoferëve që shkelin rregullat dhe rregulloret e trafikut,” thonë nga MPB.

Më parë, Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, u bëri thirrje të gjithë atyre që tranzitojnë nëpër Korridorin 8 dhe 10 se kamerat e “Qytetit të Sigurt” janë funksionale, punojnë dhe regjistrojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Toshkovski deklaroi se pas qytetarëve të vendit, së shpejti edhe shtetasit e huaj dhe mërgimtarët që kalojnë tranzit do të marrin gjoba për shkeljet e bëra. Ai bëri thirrje për respektim të rregullave, duke theksuar se çdo jetë e shpëtuar është një gjest i madh. (INA)

Advertisement

Lajme nga vendi

Nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Published

on

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam”

Published

on

Bakteria salmonela është shkaktari i helmimit masiv me ushqim të punonjësve të kompanisë së Prilepit “Mikrosam”, sipas analizave epidemiologjike të Qendrës për Shëndet Publik në Prilep.

Problemet shëndetësore te punonjësit janë shfaqur pasi ata kanë konsumuar një vakt të furnizuar nga një kompani kateringu me të cilën bashkëpunonin më 29 qershor. Në atë ditë, punonjësve u janë shërbyer makarona me vezë dhe gjizë.

Nga gjithsej 58 punonjësit që kanë konsumuar këtë ushqim, te 44 persona janë shfaqur simptoma të helmimit. Gjashtë prej tyre janë shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ndërsa të tjerët kanë kaluar me pasqyrë klinike më të lehtë ose mesatarisht të rëndë.

Dihet se ky lloj helmimi bakterial zakonisht lidhet me konsumimin e ushqimeve të pagatuara mirë ose të përpunuara në mënyrë jo të mjaftueshme termikisht me origjinë shtazore, si mishi, vezët, qumështi dhe produktet e tyre.

“Fillimi i menjëhershëm, arritja e shpejtë e numrit maksimal të të sëmurëve dhe më pas rënia e menjëhershme e numrit tregojnë se bëhet fjalë për një ekspozim të vetëm ndaj ushqimit të kontaminuar. Nga 23 mostrat e marra nga personat e sëmurë, te 11 persona tashmë është konfirmuar prania e bakteries salmonela. Edhe pse ende priten konfirmimet përfundimtare, pavarësisht rezultateve, ushqimi mbetet dyshimi kryesor për shfaqjen e helmimit”, njoftuan nga Qendra për Shëndet Publik në Prilep.

Advertisement

Menjëherë janë marrë mostra edhe nga ushqimi i përgatitur. Rezultatet e analizave në laboratorin mikrobiologjik të Institutit për Shëndet Publik në Shkup duhet të tregojnë nëse ushqimi ka përmbajtur drejtpërdrejt bakterien.

Pas raportimit të rastit, është kryer një kontroll i jashtëzakonshëm inspektues në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari.

Ndërkohë, kuzhina e kompanisë së kateringut dhe mensa e kompanisë “Mikrosam” mbeten të mbyllura dhe jashtë funksionit derisa Qendra për Shëndet Publik të dorëzojë analizat përfundimtare laboratorike.

Pas përfundimit të raporteve, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të ndërmarrë masat përkatëse ligjore dhe kundërvajtëse ndaj subjekteve përgjegjëse.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë e cila do të arrijë shpejtësinë deri 40 km/h.

Temperatrat minimale do të lëvizin nga 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri 33 gradë celsius.

Në ditët në vazhdim moti pritet të jetë i qëndreushëm dhe i ngrohtë. në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë e cila do të arrijë shpejtësinë deri 40 km/h.

Advertisement

Temperatrat minimale do të lëvizin nga 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri 33 gradë celsius.

Në ditët në vazhdim moti pritet të jetë i qëndreushëm dhe i ngrohtë.

Continue Reading

Më të lexuarat