Lajme nga vendi
SPB Tetovë arrestoi tre shtetas të Shqipërisë dhe ndaloi punimet në një rrugë të Tetovës se nuk kanë pëlqim, Komuna demantoi (Dokument)
Ndërprerjen e punimeve në rrugën “TC Merxhan” nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë që sipas tyre po realizohen pa pëlqim, Komuna e Tetovës e vlerëson si politikë ditore dhe se të gjitha dokumentacionet janë të kompletuara, shkruan Portalb.mk.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë nga SPB-Tetovë, ku është konstatuar se nuk ka sinjalistikë të rregullt për punë në rrugë, kontraktorët nuk kanë pasur dokumentacion apo pëlqim për kryerjen e punëve, dhe tre nga personat e angazhuar për punë kanë treguar të dhëna false, gjegjësishtë informacion nga shtetasit tanë edhe pse ishin shtetas të R. Shqipërisë”, njoftoi SPB Tetovë.
Për këtë, Policia ka kërkuar nga kompania të ndërpresë punimet, të kthejë gjendjen fillestare në rrugë, ndërkohë të rregullojë dokumentet dhe pëlqimin.
Komuna e Tetovës demantoi.
“I gjithë dokumentacioni nga ana e Komunës së Tetovës ka qenë në rregull. Ne si Komunë po jua dëshmojmë me fakte se dokumentacioni nga të dyja palët është i kompletuar, gjegjësisht edhe me pëlqim nga SPB Tetovë”, deklarojnë nga Komuna e Tetovës.
Komuna sqaroi që kontrata është nënshkruar më 10 qershor me kompaninë, ndërsa Policia në Tetovë ka dhënë pëlqimin me 29 qershor.
“Policia thjesht tenton të pengojë në vazhdimësi punën e Komunës së Tetovës duke qenë në shërbim të politikës ditore. Ky akt i shëmtuar i policisë nuk është i pari, i njëjti avaz ka vazhduar që me marrjen e udhëheqësisë së Komunës nga ana e kryetarit, Bilall Kasami.”, deklarojnë nga Komuna, duke vlerësuar që policia ka shkelur të gjitha procedurat me ndërprerjen e punimeve.
Komuna publikoi edhe kontratën me kompaninë e cila realizon punimet.
Gjatë këtij aksioni, policia arrestoi tre shtetas të Shqipërisë, 38 vjeçarin T.G., 40 vjeçarin M.M. dhe 30 vjeçarin G.A të cilët kanë qenë të angazhuar për punë dhe kanë treguar të dhëna false, gjegjësishtë informacion nga shtetasit e vendit edhe pse ishin shtetas të Shqipërisë që nuk kanë vendbanim të rregulluar në vend.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që SPB Tetovë dhe Komuna e Tetovës nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Përplasje kishte edhe për krijimin e shëtitores për mërgimtarët.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)


You must be logged in to post a comment Login