Lajme nga vendi
Sali: As që planifikoj të jap dorëheqje, dikujt po i pengon puna ime
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali nuk do të tërhiqet nga pozita e ministrit e as që do të vijë ndonjë kuadër nga LSDM. Kështu ka njoftuar vet ministri Sali në një deklaratë për Fokus.
“As nuk kam planifikuar e as që ka një gjë të tillë se do të tërhiqem nga pozita. Pikërisht tani në shtator kemi projekte të shumta që planifikojmë t’i realizojmë. Këtu është edhe Qendra Klinike. Por si duket nuk pajtohen me disa gjëra dhe përpiqen që të më diskreditojnë punën”, thotë Sali.
Ai në këtë pozitë erdhi para disa muajve në vendin e ish ministrit Venko Filipçe, i cili për pesë vite me radhë udhëhiqte me këtë resor.
Lajme nga vendi
KSHZ: Deri në ora 13:00 kanë votuar 335.244 qytetarë, apo 20,12%

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton rezultatin e pjesëmarrjes deri në orën 13:00
“Deri në orën 13:00 janë pranuar të dhëna për pjesëmarrjen nga 3.207 vendvotime. Kanë votuar 335.244 qytetarë, që përbën 20,12% të votuesve”, thonë nga KSHZ.
Lajme nga vendi
BE-ja 16 milionë euro për Maqedoninë e Veriut, për reforma dhe projekte infrastrukturore

Bashkimi Evropian ka miratuar lëshimin e dytë të mjeteve për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, në vlerë totale prej 16 milionë eurosh, përcjell TV21. Shuma përfshin grante të pakthyeshme dhe hua, nga të cilat 7,4 milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin shtetëror, ndërsa pjesa tjetër do të shfrytëzohet për projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Vendimi vjen pas vlerësimit pozitiv të Komisionit Evropian për reformat e Qeverisë, duke përfshirë progresin në digjitalizim, sigurinë kibernetike, dokumentet elektronike dhe luftën kundër ekonomisë joformale. Për hapat që nuk janë përmbushur plotësisht, Komisioni ka caktuar një periudhë shtesë deri në qershor 2026.
Lajme nga vendi
MPB: Mashtrim i ri në Shkup me “aksident të rremë”, një grua 71-vjeçare humb 36.300 euro

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të ri mashtrimi në Shkup, ku një grua 71-vjeçare ka humbur 36.300 euro pas një skenari të rremë për një “aksident trafiku”, raporton alfax.mk.
Sipas MPB-së, më 16 tetor 2025, rreth orës 17:20, viktima është kontaktuar telefonikisht nga një person që është prezantuar si zyrtar policor, i cili i ka thënë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident të rëndë dhe se për të shpëtuar jetën e saj duhej të paguheshin para për një operacion urgjent.
Më pas, gruaja është kontaktuar sërish nga një person tjetër që është paraqitur si mjek, i cili i ka dhënë udhëzime se ku t’i dorëzonte paratë. Pas kësaj, ajo ka kuptuar se ishte mashtruar dhe ka njoftuar policinë.
Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve të këtij mashtrimi, ndërsa apelojnë te qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj thirrjeve të tilla telefonike dhe të mos dorëzojnë para pa verifikim zyrtar.
You must be logged in to post a comment Login