Lajme nga vendi
Aksident në autostradën Shkup – Tetovë, rrokulliset vetura me targa të Shqipërisë

Në autostradën Shkup-Tetovë është aksidentuar një veturë, e cila si pasojë e rrugës së lagësht është rrokullisur, vetura është me targa të Shqipërisë.
Sipas informacioneve jozyrtare një person është lënduar më rëndë ndërsa ambulanca është në vendngjarje për të dhënë ndihmën të lënduarve.
Policia ka bllokuar një korsi dhe po bënë ekspertizën e duhur. /KlanMacedonia/
Lajme nga vendi
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje

VLEN i ka reaguar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili dje tha se regjistrimi i popullsisë është realizuar sipas marrëveshjeve. Nga VLEN thonë se “të thuash se regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve është jo vetëm pranim publik i përgjegjësisë, por edhe dëshmi tronditëse e pazareve që janë bërë mbi kurrizin e diasporës shqiptare”.
Nga VLEN thonë se kjo deklaratë nuk është sqarim, por skandal.
“Prandaj, Ali Ahmeti duhet të përgjigjet qartë: Cila ishte ajo marrëveshje? Me kë e ke bërë? Në emër të kujt? A ishte kjo marrëveshje për të fshirë mërgatën shqiptare nga regjistrat zyrtarë? Nëse po, atëherë duhet të thuhet hapur. Mërgata meriton përgjigje dhe përgjegjësia është e pashmangshme. VLEN do të vazhdojë të ngrejë zërin për të drejtën e çdo shqiptari, në vend dhe në diasporë”.
“Mërgata nuk është numër për t’u fshirë, por zemra që mban gjallë ekonominë dhe shpresën e këtij vendi. Ne e çmojmë çdo sakrificë të tyre dhe jemi të përkushtuar që asnjë mashtrim politik të mos i mohojë më kontributin”, thonë nga VLEN.
Lajme nga vendi
Ahmeti: Shqiptarët nuk do të ndahen, Regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një prononcim të shkurt për media, deklaroi se “shqiptarët as kanë qenë të ndarë dhe as do të ndahen ndonjëherë”, duke shtuar se “Regjistrimi i popullsisë është në kuadër të marrëveshjeve”.
Kjo pas debatit të fundit në opinion lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, sidomos për ndarjen e popullatës në rezident dhe jorezident.
Lajme nga vendi
Shkupi në qendër të Evropës – Liderët e Ballkanit dhe BE diskutojnë të ardhmen e rajonit

Samiti i lidershipit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes do të mbahet sot në Shkup, i cili do të jetë një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm dhe për të forcuar integrimin evropian të rajonit.
Në samitin, i cili organizohet nga kryeministri Hristijan Mickoski, marrin pjesë Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, dhe udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, si dhe ministra, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare.
Dy panele do të mbahen si pjesë e takimit të liderëve, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe me fjalimet e tyre do të paraqiten Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.
Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve