Lajme nga vendi
Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime Kushtetuese nën diktat bullgar, dalja nga kriza janë zgjedhjet

Gjatë vizitës së sotme në komunën e Aerodromit, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë mendon se është një rrugëdalje e qëndrueshme nga kriza politike dhe ngërçi i eurointegrimeve, theksoi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.
“Po, ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në bisedime ku konturi i atyre bisedimeve do të jetë diktati bullgar, ne kemi shprehur mendimin tonë, kemi pasur një qëndrim konsistent, të pandryshuar për një vit dhe ky do të jetë ai qëndrim në të ardhmen. Pra këtu nuk keni asnjë dyshim, se ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar jo vetëm që nuk do t’i pranojmë, por do t’i refuzojmë dhe kategorikisht. Sa i përket tejkalimit të krizës, zgjidhja është të kemi zgjedhje.
Është e qartë se zgjedhjet janë gjëja më logjike që mund të ndodhë në këtë moment”, deklaroi Mickoski.
Lajme nga vendi
Çmimet e shërbimeve hotelerike në janar – shtator 2025, janë rritur për 5,2 për qind

Çmimet e shërbimeve hotelerike në periudhën janar – shtator të vitit 2025 janë rritur për 5,2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vititi 2024 për 1,9 për qind.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, çmimet e shërbimeve hotelerike në shtator të vitit 2025 nuk kanë shënuar ndryshime në krahasim me muajin paraprak, por janë rritur për 4,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Çmimet në shërbimin hotelerike sipas grupeve në shtator të vitit 2025 krahasuar me gushtin e vitit 2025 janë rritur te Pijet joalkoolike me 0,1 për qind, ndërsa te grupet Ushqim, Pije alkoolike dhe Akomodim nuk janë shlnuar ndryshime.
Lajme nga vendi
Ndalohen dy persona nga Shkupi, transportonin një migrant nga Turqia

MPB Maqedoni njofton se dje në orën 22:50 në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, oficerët e Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Mihajlovë arrestuan A.V. (47) dhe A.B. (54), të dy nga Shkupi.
“Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.V., dhe pasagjerit me emrin A.B., u gjet B.U. (22), një migrant ilegal nga Turqia”.
“Automjeti u konfiskua, dhe me urdhër të prokurorit publik, migranti u vendos në Qendrën e Pritjes për të Huaj në Shkup. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.158 orë të falsifikuara

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara.
Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare.
“Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një kontroll të detajuar, duke gjetur orë vlera e të cilave, deklaruar sipas faturës nga një kompani kineze ishte 60.852 denarë.
Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, mallrat u bllokuan dhe u nis procedura për të përcaktuar origjinalitetin e produkteve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë