Lajme nga vendi
Mickoski: Pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur nuk mund të rregullohet me udhëzim të KSHZ-së – do veprojmë sipas ligjit
Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë do të zhvillojnë një takim me ekspertë juridikë, të cilët pretendojnë se pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur në zgjedhje nuk mund të rregullohet me udhëzim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Pas takimit, siç paralajmëroi kryeministri, do të ndërmerren hapa përkatës, të cilët do të jenë në përputhje me ligjet.
“Ministria e Drejtësisë do të ketë një takim me një pjesë të këtyre ekspertëve, po presim të shohim mendimin e tyre dhe pastaj të ndërmarrim një hap të tillë, përndryshe do të veprohet sigurisht sipas ligjit. Nuk do të veprohet jashtë ligjit”, tha Mickoski gjatë vizitës në Klinikën Universitare të Urologjisë.
Dje, Mickoski deklaroi se shfuqizimi i udhëzimit të KSHZ-së nga viti 2024 për procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve nuk e cenon procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale. Ai theksoi se KSHZ ka detyrim ligjor të sjellë një udhëzim të ri, dhe se si do të jetë ai, varet nga vetë Komisioni.
Lajme nga vendi
KRYQËZIME PA SEMAFORË, RREZIK PËR VOZITËSIT DHE KËMBËSORËT
Mungesa e semaforëve në kryqëzimet e bulevardit Vidoe Smilevski Bato po shkaktojnë aksidentë të shumëta në udhëkryqet që me rrugën tek kontrolli i vjetër teknik dhe tek rruga e kazermës së qytetit. Përveç mungesës së semaforëve, problem në vete del të jetë edhe mungesa e shenjave të komunikacionit të cilat janë dëmtuar nga aksidentet dhe më nuk janë zavendësuar. Qytetarët që banojnë dhe punojnë në këtë rajon thanë se janë dëshmitar të aksidenteve të shpeshta. Ata thonë se deri në vendosjen e semaforëve, aksidentet në këto dy pika nuk do të pakësohen pasi që edhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë është lartë.
Vozitësit ndërka thonë se vendosja e semaforëve në këto dy udhëkryqe do të thotë rritje e sigurisë edhe për ngasësit e veturave por edhe për këmbësorët.
Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të vetëdijshëm se pas depërtimit të bulevardit VS BATO deri në fshatin Poroj, dukshëm është rritur lëvizja e veturave në këtë pjesë. Nënkryetari Albi Qamili premton se për një periudhë të shpejtë kohore do të vendosen semaforët dhe me këtë ai pret që të zgjidhet ky problem.
Aksidente të shumëta kanë ndodhur në këto dy udhëkryqe që nga lëshimi në përdorim i bulevardit VS Bato, sidoms pas asfaltimit deri rrugën rajonale që lidh Tetovën me Jazhincën.
Lajme nga vendi
“MINUTAT” SHKAKTOJNË KAOS NË TRAFIKUN E QYTETIT TË TETOVËS
Vetëm 1 minut apo 2 minuta. Kështu bllokohen rrugët në Tetovë. Parkingu paralel po del të jetë faktori më ngulfatës i trafikut në Qytetin e Tetovës. Këto pamje që i shihni janë përditshmëri në qendër të qytetit. Në vendin ku trafiku duhet të lëviz lirshëm, kur gjinden shumica e institucioneve, veturat ngecin për kohë të gjatë. Probelm në vete del të jetë edhe për ata që paguajn parking në vendet e dedikuara dhe më pas nuk mund të dalin nga parkingu për shkak të shoferëve të papërgjegjshëm që parkojnë veturat paralelisht.
Nga Komuna e Tetovës, përveç apeleve për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe shtim të kontrolleve të policisë së trafikut, thonë se po tentojnë të gjejnë edhe zgjidhje permanente për këtë dukuri negative në qytetin e Tetovës.
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se është krijuar një komision që do të punojë për deketimin e hapësirave të reja për paking me çka pritet të 4 fishohet numri i vendeve për parking.
Ai shpreson që me këtë projekt, të zgjidhet problemi edhe me parkingun paralel.
Komisioni i formuar për këtë çështje pritet që të vendos edhe për rrugët më problematike në qytetet, në ndryshimin e regjimit të komunikacionit dhe vendosjen e rregullave të reja të qarkullimit në Tetovë. Vendimet e këtij komisioni pritet që të publikohen javën e ardhshme, pasi që i njëjti është gati por është derguar për përkthim thonë nga Komuna e Tetovës.
Lajme nga vendi
EMRAT E RRUGËVE, BRENDA 2 MUAJSH PRITET TË PËRFUNDON PROBLEMI
Problemi dekadësh me emrat e rrugëve në qytetin e Tetovës pritet që të merr epilog pas dy muajsh. Kështu se paku thotë kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili njofton se bëhet fjalë për mbi 300 rrugë dhe mbi 1000 propozime që po i shqyrton komisioni i formuar për çështjen e riemërimit të emrave të rrugëve.
Kasami thotë se presioni publik rreth kësaj problematike është i madh se komisioni po punon me kujdes të shtuar dhe se çdo vendim do të merret në suaza të ligjit.
Kujtojmë se emrat ekzistues të rrugëve nuk pritet që të posojnë ndryshime, por do të emërohen rrugët që nuk kanë emra, pra janë me numra ose nuk kanë numra fare. Kjo me qëllim zgjidhjen e kaosit dhe konfuzonit që krijon mungesa e emrave të rrugëve dhe numrave të shtëpive. Propozimi i komisionit në fund duhet të kalon në Këshillin e Komunës së Tetovës me shumicë votash, ku patjetër duhen edhe votat e partive maqedonase në këtë rast VMRO-DPMNE-në. Komisioni nuk përfshin edhe emrat e institucioneve arsimore, siç janë shkollat fillore dhe të mesme.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

