Connect with us

Sport

SHKËNDIJA KUNDËR AEK LARNACA  SHPRESON NË SUKSESIN  HISTORIK

Published

on

Shkëndija e  Tetovës  ka udhëtuar në Qipro me shpresë që të nxjerr rezultat  pozitiv  që  do  ti  siguronte kualifikim në fazën e play off-it  të UEFA Konferencë Liga  në mesin e  24 ekipeve . Ndeshja  AEK Larnaca – Shkëndija  zhvillohet  nesë me  fillim në ora  21:00.

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija nesër në  Qipro  zhvillon një ndeshje  me  karakter historik  për futbollin  e vendit  tonë  pas   me  fitore  eventuale kundër AEK Larnaca në  ndeshjen e  fundit në  fazën e grupeve të UEFA Konferencë Liga  ka  rastin të  kualifikohet  në mesin e  24 ekipeve  që  do të  garojnë  në fazën  e eliminimit direkt.  Fitorja  e  para  një  jave  e  Shkëndijës kundër  Slovan Bratisllava javën e kaluar i solli përfitime  të shumta  jo vetëm për ekipin tetovar por edhe për rejtingun e  futbollit  të Maqedonisë së Veriut. Pikët e reja të fituara janë pikë që ngjitën Maqedoninë në pozitën  46-të  në listën e UEFA-s. Kjo  do të thotë  se me  fitore eventualisht me barazim kundër  AEK Larnaca  gjasat  janë të mëdha për kualifikohen në mesin e 24 ekipeve  në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës. Mundësitë që skuadra  tetovare të jetë ndër 24 më të mirët në UEFA Konferencë Liga sipas njohësve të mirë të futbollit  evropian janë 95%. Ndërkaq Konkurrentët kryesorë të kuqezinjve janë Lincoln, Kups, Breidablik dhe Zrinjski.  Shkëndija aktualisht me 7 pikë është në vendin e 21-të në tabelë në mesin e 36 skuadrave në Ligën e Konferencës.  Sipas  propozicioneve  tetë ekipet e para kualifikohen direkt në 1/8 e finaleve , ndërsa ato nga vendi i 9-të deri në at të 24-të kualifikohen  në 1/16 e finaleve.

Shkëndija  tanimë ka  udhëtuar në Qipro  dhe  sonte në stadiumin AEK Arena  në Larnaca  zhvillon séancën e fundit zyrtare  dhe më pas trajneri  Jeton Beqiri  do të përcaktohet për njëmbdhjetshin që të enjten  me fillim në ora 21:00  do të zbresë në  fushë, ku drejtësi  do të ndaj  arbitri nga  Lituania Manfredas Lukjançukas

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

TETOVA EDHE NË VITIN 2026 PA INFRASTRUKTURË TË ATLETIKËS

Published

on

Klubet e Atletikës  të rajonit të Pollogut si  Studenti, Kamjani, Shkëndija , Tetova dhe  Luboteni edhe gjatë vitit 2026 nuk mund të shpresojnë në ndërtimin e  shtegut të atletikës. Këtë e pohoi vetë Ministri  sportit  Borko Ristovski

 Në rajonin e  Tetovës  vite  me radhë  veprojnë pesë klube të atletikës të cilat    ndër  vite  janë duke  shënuar rezultate shumë mire  dhe punojnë me një numër  të madh të talenteve të këtij sporti që në botë njihet si Mbretëresha e sporteve.  Klubet e atletikës që tanimë në  një  traditë të madhe  kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në kushte shumë të vështira pasi nuk ka një pistë të atletikës dhe  akoma nuk  dihet se  kur mund të ndërtohet kjo pistë e shumë pritur.  Gjatë qëndrimit  në Tetovë  i pyetur se  a ka ndonjë  lëvizje  lidhur  me  ndërtimin e  një piste të atletikës Ministri I Sportit  Borko Ristovski me përgjigje decide se vitin e ardhshëm nuk planifikohet  ndërtimi pistës së atletikës në Tetovë

BORKO RISTOVSKI – MINISTËR I SPORTIT

Në Tetovë nuk planifikojmë vitin e ardhshëm, por mund të bisedojmë pas vitit të ardhshëm. Unë e di që ka mungesë  pistave  të atletikës por  me gjithat duhet të jeni të vetëdijshëm se na si Ministri  nuk mund të bëjmë të gjitha menjëherë.  Me të vërtet filluam me investime  në infrastrukturën sportive  nuk  e di, por  në 10 vitet e fundit  të papara. Filluam me rekonstruminin  e tre sallave  sportive ,  deri në fund  të vitit  përfundojnë tenderët edhe  për tre të tjera. E ndihmojmë rikonstruimin e stadiumit të  Tetovës. Do të ndërtojmë edhe  një teren të futbollit në Tetovë, ndërtojmë kësi terrene multifunksionalle, përfunduam me  5-6 pishina  të cilat  kishin  filluar para 4 viteve . Për vitin e ardhshëm planifikojmë tre salla të reja  kështu që ky është maksimumin që mund të bëjmë këtë  buxhet  dhe me këtë kapacitet. Mendoj se unë jam i vetëdijshëm se ka mungesa të infrastrukturës  sportive . Dhe  pikërisht për këtë fokusi ynë si ish sportist jam i vetëdijshëm  se pa  infrastrukturë  sportive  nuk mund të kërkojmë rezultate.” deklaroi Borko Ristovski  ministër i sportit

Klubet e tetovare të atletikës të gjitha sukseset e arritura  vite me radhë në garat vendore dhe  ndërkombëtare i kanë arritur duke  punuar  në kushte të vështira  dhe  terrene  jo adekuate për atletikë.

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

DEMBELE DHE BONMATI FITUES TË  ÇMIMIT “FIFA THE BEST”

Published

on

Ousnane  Dembele në kategorinë e meshkujve  dhe Aitana Bonmatí në kategorinë e  vajzave  janë  fituese  të Topit të Artë  2025  në  ceremoninë  që u mbajt  në Doha të Katarit. Trajner  më i mirë  u  shpall Luis Enrique

 Pasi fitoi Topin e Artë, Ousmane Dembéle fitoi edhe çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë të vitit, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez e pranoi çmimin nga Doha, ku PSG do të përballet me Flamengon në finalen e Kupës Ndërkontinentale. Dembélé la pas Kylian Mbappé dhe talentin e ri Lamine Yamal. Megjithatë, Mbappé mbeti jashtë edhe listës së 11 më të mirëve të vitit, pavarësisht se fitoi “Këpucën e Artë”.

Dembélé luajti një rol vendimtar në triumfin e parë të PSG-së në Ligën e Kampionëve, kur ata mposhtën Interin 5-0 në finale, dhe shënoi 35 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat, përfshirë 21 në Ligue 1, për të përfunduar si golashënuesi më i mirë. 28-vjeçari, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti në shtator, ishte pjesë e ekipit të PSG-së, i cili gjithashtu i rrëmbeu të gjitha trofetë vendas sezonin e kaluar dhe arriti në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Luis Enrique u shpall trajneri më i mirë i për meshkuj për vitin 2025, pasi udhëhoqi Paris Saint-Germain gjatë një sezoni historik. PSG dominoi gjithashtu në nivel kombëtar, duke fituar Ligue 1, Coupe de France dhe Trophée des Champions.

Advertisement

Mesfushorja spanjolle Aitana Bonmatí është shpallur lojtarja më e mirë për të tretin vit radhazi.

Pavarësisht se Barcelona dhe Spanja humbën përkatësisht në finalet e Ligës së Kampionëve për femra dhe Kampionatit Evropian për femra, Bonmatí fitoi çmimet MVP për të dyja garat.

Trajnerja holandeze e Anglisë, Sarina Wiegman, është shpallur trajnerja më e mirë për femra nga FIFA për herë të pestë, duke vendosur një rekord të ri.

Santiago Montiel fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur.  Lizbeth Ovalle fiton çmimin “Marta” për golin më të bukur në futbollin e vajzave.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Continue Reading

Sport

FSHF: BEKIM BALAJ DHE MEGI DOCI, MË TË MIRËT E VITIT 2025

Published

on

Në një ceremoni  madhështore të organizuar  nga  Federata  Shqiptare e  Futbollit   mbrëmë në  Teatrin e Operës dhe Baletit në  Tiranë  u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar në  vitin 2025.  Epiteti i më të mirëve u ka  takuar Bekiim Balajt dhe  Megi Doçit

 Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë mbrëmë u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar.

Trofeu kryesor, ai i “Topit të Artë”, iu akordua sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili u shpërblye gjithashtu edhe me “Këpucën e Artë” për meshkuj, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Çmimi “Topi i Artë” për femra shkoi për yllin e Vllaznisë, Megi Doci, e cila konfirmoi edhe një herë dominimin e saj në futbollin e femrave në Shqipëri.

Sa i përket pankinës, titulli i trajnerit më të mirë të vitit u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, pas rezultateve të shkëlqyera me skuadrën rrogozhinase.

Advertisement

Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares shqiptare votuan për më të mirin e ekipit kuqezi, duke përzgjedhur kapitenin Berat Gjimshiti.

“Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.

Në fund, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën edhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore, duke kompletuar kështu mbrëmjen festive të futbollit shqiptar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një videomesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”.  Ai përgëzoi Kombëtaren për kualifikimin për herë të parë në fazën play-off të Kupës së Botës FIFA 2026, si dhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

 Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat