Connect with us

Sport

SPANJA KRAHAS TITULLIT KAMPION KA PËRFITUAR EDHE 51 MILIONË DOLLARË

Published

on

Spanja  si  kampion i Botës  ka përfituar  gjithsejtë 51 milion dollarë ndërsa çdo  futbollist i  ekipit kampion ka  përfituar nga 940 mijë dollarë. Argjentina  ka  përfituar ka  përfituar  34 milionë dollarë, Anglia  30 milionë dollarë, ndërsa  Franca  28 milion dollarë, ndërsa  më pak, pra  nga 10 milion dollarë kanë përfituar  vendet  që u  renditën nga  pozita e 33-të deri  në  at të 48 -të

 Kampionia e sapo shpallur e botës, Spanja, do të përfitojë një shumë rekord prej 51 milionë dollarësh pasi mposhti Argjentinën  dhe  u  shpall kampion Bote   në edicionin e 23-të  Kampionati Botërorë i futbollit  2026.

Goli i Ferran Torres në minutën e 106-të i siguroi “La Rojas” titullin e dytë kampion bote, krahas  titullin kampion  i  solli  edhe  përfitime  të mëdha   financiare .

Vetëm pjesëmarrja në finale u garantonte secilit prej 26 futbollistëve të Spanjës një shpërblim prej pak më shumë se 550 mijë dollarësh  para tatimeve, sipas raportimit të gazetës AS.

Pas fitimit të trofeut, kjo shumë u rrit ndjeshëm, pasi lojtarët do të marrin 45 për qind të fondit prej 51 milionë dollarësh. Kjo do të thotë se secili prej 26 futbollistëve spanjollë do të përfitojë rreth 940 mijë dollarë  para tatimeve.

Advertisement

Nga ana tjetër, Argjentina do të arkëtojë 34 milionë dollarë si nënkampione e botës. Deri më tani nuk është bërë e ditur se si do të shpërndahet kjo shumë mes lojtarëve të saj.

Shpërblimet financiare sipas rendiertjes në Kupën e Botës 2026

Kampione – Spanja: 51 milionë dollarë,  Nënkampione – Argjentina si nën kampione  përfiton : 34 milionë dollarë ,  Anglia në  vendin e tretë përfiton  30 million  dollarë, ndërsa  Franca  në vendin e katërt  28 million  dollar.  Ekipet  nga vendi i pestë deri në tetën  si  Zvicra, Norvegjia , Belgjika   dhe  Maroku  përfitojnë  nga  20 milion Dollar, ekipet nga vendi i  9 deri te  i  15-ti përfitojnë nga 15 milionë dollarë,. Ekipet nga pozita e  17  deri në  at të  32-të  përfitojnë nga  12 milion dollarë ndërsa  vendet  nga  pozita e  33-të deri në ata  të  48  përfitojnë  nga 10 milion dollarë

Në total, këto shpërblime përbëjnë 703 milionë dollarë nga fondi i përgjithshëm prej 871 milionë dollarësh që FIFA ka ndarë për Kupën e Botës 2026. 168 milionë dollarët e mbetur shpërndahen mes të gjitha kombëtareve pjesëmarrëse, pavarësisht rezultateve të arritura në turne.

Advertisement

Sport

TRUMÇI: NK BRAVO KUNDËRSHTAR SERIOZ – TA JAPIM MAKSIMUMIN!

Published

on

Ekipi i Shkëndijës nesër në Lubjanë zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së dytë në UEFA Konferencë Liga. Kundërshtar i “kuqezinjve” është skuadra sllovene NK Bravo. Ndeshja fillon në në ora  20:45. 

 Shkëndija  nga  dita e djeshme  ka  udhëtuar në  Slloveni , ku  mbrëmë  ka  zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, ndërkaq  sonte në  stadiumin Stozhice ku  nesër do të  zhvillohet  ndeshja,  do ta realizojë seancën zyrtare stërvitore.

 Me ekipin e  Shkëndijës në Lubjanë kanë udhëtuar edhe dy prurjet më të reja Marko Gjorgjievski dhe Jovan Manev të cilët presin miratimin e organeve të UEFA-s dhe janë në pikëpyetje nëse do të aktivizohen në këtë ndeshje.

 Futbollisti  Aleksandar Trumçi, në prag të ndeshjes, thotë  se kanë  kundërshtarë serioz andaj edhe qasja në terren duhet të jetë serioze.

 ‘’Mendoj që atmosfera është  shumë e mirë. Kemi një  atmosferë pozitive  në ekip  pasi e kemi  kaluar  raundin  e parë . Por  ne  nuk  do të merremi më me  të kaluarën,  shohim përpara. Ne  kemi  ardhur  në Slloveni jemi akomudu më herët dhe kemi  studiuar  ekipin . Ekipi është  shumë  serioz  dhe ne  duhet ta  marrim  shumë  seriozisht , të  bëjmë maksimumin’’ deklaroi  Trumçi

 Për të përkrahur Shkëndinë, në  Slloveni kanë  udhëtuar edhe  një  numër i konsiderueshëm  i tifo grupit “Ballistët” nga të cilët  priteT  të jenë dinjitoz ashtu  siç i ka  hije një tifo grupi me përvojë të madhe.

Advertisement

 Ndeshja NK Bravo – Shkëndija  zhvillohet  nesër mbrëma  me fillim në ora  20:45.

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

BOKS: KRISTIAN PRENGA TË SHTUNËN SFIDON ANTHONY JOSHUAN

Published

on

Xhide e Arabisë  Saudite të shtunën është nikoqire e spektaklit të madh të boksit, ku në ring  do të ketë 13 lufta me boksier  të  njohur, ndërsa dueli kryesor i mbrëmjes  do të jetë përballja mes  Anthony Joshua dhe shqiptarit Kristian Prenga.

 Të shtunën më  25 korrik në Xhide të Arabisë Saudite zhvillohet  një spektakël i  madh i boksit profesionale mes 36 vjeçarit Anthony Joshuas dhe boksierit shqiptar, 25 vjeçarit  Kristian Prenga.

 Anthony Joshua ish-kampioni i botës në peshat e rënda do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në stërvitje, pas aksidentit tragjik automobilistik në dhjetor, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë. 

 Boksieri  shqiptar Prenga ka një bilanc të fortë prej 20 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje.

 Interesant është fakti se të gjitha fitoret e tij kanë ardhur me nokaut.  Joshua  deri  më tani  në boksin profesional  ka  33  luftëra  prej  të  cila  29  fitore  dhe  4  humbje.  Para kësaj ngjarjeje, Joshua kishte mposhtur me nokaut Jake Paul në një duel që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut. Nëse fiton ndaj Prengës, britaniku pritet të finalizojë duelin e madh me Tyson Furyn, për të cilin mediat britanike raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur.

Advertisement

Përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah Superdome, në Arabinë Saudite me  fillim në ora  22;00. Në program janë plot 13 duele, ndërsa ndeshja kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo mes Joshuas dhe Prengës.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

FIFA NIS HETIM NDAJ ARGJENTINËS

Published

on

FIFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj incidenteve që ndodhën pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0, ndërsa disa futbollistë argjentinas rrezikojnë pezullime të gjata.

Pamjet pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “MetLife” në Nju Jersey shfaqën përplasje mes lojtarëve të të dyja kombëtareve. Sipas raportimeve, Leandro Paredes dhe Nahuel Molina ishin ndër protagonistët kryesorë të incidenteve. Paredes dhe Thiago Almada rrëzuan në tokë mesfushorin spanjoll Gavi, ndërsa Paredes u pa gjithashtu duke e kapur për fyti mbrojtësin Eric Garcia. Nga ana tjetër, Molina dyshohet se goditi me grusht Rodrin, ndërsa Nicolas Otamendi pati një përplasje të ashpër verbale me mesfushorin spanjoll.

Gjatë ndeshjes, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa fillimisht u raportua se edhe Paredes ishte ndëshkuar pas fishkëllimës përfundimtare. Megjithatë, FIFA sqaroi se kartoni i kuq për Paredes nuk figuron në raportin zyrtar të arbitrit Slavko Vinçiç, duke e hequr atë nga evidencat disiplinore.

Pavarësisht kësaj, organi qeverisës i futbollit botëror ka konfirmuar hapjen e një procedure disiplinore. Në një deklaratë zyrtare, FIFA bëri të ditur se, pas shqyrtimit të raporteve të ndeshjes dhe në përputhje me nenin 36 të Kodit Disiplinor, është emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të hetuar shkeljet e mundshme që lidhen me incidentet pas finales. Vendimi përfundimtar do të merret pasi të përfundojë raporti i hetimit.

Continue Reading

Më të lexuarat