Connect with us

Sport

VOLEJBOLL: KAMPIONATI 2026/27 ME SISTEM TË RI FILLON MË 17 TETOR

Published

on

 Sezoni i  ri në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj pritet të fillojë më  17 tetor ku do të marrin pjesë  12 ekipe të ndara në Ligën A dhe B  me nga 6 ekipe të cilat do luajnë 20 xhiro, 10 në vjeshtë  dhe 10 në pranverë. Në xhiron e parë janë dy derbi: Universiteti i Tetovës – Shkëndija  dhe Susheva – Liria.

Kampionati  në Ligën e parë  të volejbollit  në kategorinë e meshkujve  pritet  të  fillon më  17  tetor, ndërsa  organet e  Federatës së volejbollit janë duke  përgatit   një  sistem  të ri  ku pas xhiros  së  parë  gjashtë  ekipet  fituese do  të  vazhdojnë në Ligën  A, ndërsa gjashtë  ekipet  tjera  në Ligën B.

 Ekipet në të dy grupet A dhe B, do të vazhdojnë të luajnë sipas një sistemi pikësh me katër raunde. Gjatë  gjithë kampionatit  do të  zhvillohen  gjithsejt  20  xhiro, 10  në sezonin vjeshtor  dhe  10 në atë të pranverës.

‘’Për këtë vit ka një risi se do të ndryshojë  sistemi i garave. Xhiroja e parë  do të  luhet  me  vetëm një ndeshje , pra sipas renditjes nga  vitit i kaluar  të kampionatit . Pra  i pari me  të 12-in,  i dyti me  të 11-tin  , i treti me  të 10-tin  e kështu me radhë.  Liga e parë  do të ndahet  në dy grupe , pra  gjashtë të parët do të  mbeten në Super Ligën e Volejbollit, ndërsa  gjashtë  ekipet tjera mos  të them në ligën e dytë, por në rangun e dytë  të Ligës së parë të Maqedonisë ‘’ deklaroi  trajneri Durim Luma

Klubi i volejbollit Shkëndija  pas  10-të ditëve stërvitje  në terren të hapur  në  banjën e Tetovës nga  dita e djeshme  zyrtarisht   ka  nisur  përgatitjet  në sallën e  sportit  te Gjimnazi i  Tetovës

Advertisement
‘’Po ne kemi startuar  që me  1 shtator  edhe pse  temperaturat  kanë qenë  jashtë zakonisht të nxehta dhe të larta. Ne  këtë e kemi shfrytëzuar  10  ditët e shtatorit , pra  10-tët e para kemi ushtruar  në  bazë  fizike  të  cilat  i kemi  shfrytëzuar  terrenet në banjës së Tetovës. Pra  më së  shumti kemi punuar në vrapime  deri në 5-6 kilometra  në ditë dhe  disa  ushtrime  fizike  dhe psiko-motorike  aty në banishtën e Tetovës.  Ekipi  ynë për momentin është  i njëjti, pra  të gjithë lojtarët  janë aktiv  dhe kanë mbetur  në  klub. Kurse  kryesia  bënë  përpjekje  që këtë javë n e  fundit  deri  më  20 shtator  besoj se do të  dimë edhe  rrjedhën e aktiviteteve  tona për të përforcuar ekipin. Flitet  për dy lojtar mirëpo ende nuk është asgjë konkrete ‘’  tha  trajneri Luma

Klubi  i volejbollit  Shkëndija krahas  përgatitjeve  intensive në  fazën e dytë  planifikon të  zhvilloj edhe  disa ndeshje  kontrolluese  me ekipet vendor  dhe ato nga Kosova.

Në xhiron e parë takohen: UGD Shtipi – Janta Volej, Boreci – Vesna Probishtip, Strumica – Majedonija  Xhio, Rabotniçki – Skopje , Susheva – Liria dhe Universiteti i Tetovës – Shkëndija.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

JETON NESIMI DREJTOR TEKNIK PËR GRUPMOSHAT  NË AL-ARABI

Published

on

Trajneri nga Gostivari, Jeton Nesimi, i është bashkuar klubit Al-Arabi në Kuvajt, ku do të angazhohet si drejtor teknik për grupmoshat e futbollit. Nesimi posedon licencat UEFA Pro, A dhe B dhe ka një eksperiencë të pasur në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Katar dhe Arabinë Saudite, ndërsa më herët ka qenë trajner i Gostivarit dhe pjesë e stafit të Shkëndijës së Tetovës.
Ai edhe më herët ka punuar jashtë vendit, derisa angazhimi i ri tregon se puna e tij vlerësohet seriozisht në vendet arabe. 

Continue Reading

Sport

FORMULA 1 ZYRTARIZON KALENDARIN PËR VITIN 2027

Published

on

Formula 1 ka  shpallur  kalendarin  për  vitin 2027, ku  sjell edhe disa ndryshime të rëndësishme. Sezoni ri hapet më14 mars dhe mbyllet më 12 dhjetor 2027.

Formula 1 ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit 2027, i cili do të nisë në Bahrein më 14 mars dhe do të mbyllet në Abu Dhabi më 12 dhjetor. Kampionati do të zgjasë rreth nëntë muaj dhe do të përfshijë 24 gara në 22 vende.

Kalendari i ri sjell edhe disa ndryshime të rëndësishme. Portimão në Portugali dhe Stambolli në Turqi rikthehen në Formula 1, ndërsa nga kalendari largohen Barcelona dhe Zandvoort.

Një tjetër risi është rritja e numrit të garave Sprint. Nga gjashtë të tilla në sezonet e fundit, në vitin 2027 do të zhvillohen 10 gara Sprint, ku për herë të parë në këtë format do të përfshihen edhe eventet e Monakos dhe Monzës.

Para nisjes së kampionatit, pilotët do të zhvillojnë testet zyrtare në Bahrejn, nga 24 deri më 27 shkurt.

Advertisement

Pas Bahrejnit, Formula 1 do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, më 19-21 mars, përpara garave në Australi, Japoni dhe Kinë. Në fund të prillit dhe fillim të majit, kampionati do të zhvendoset në Amerikë, me garat në Miami dhe Montreal.

Faza evropiane do të nisë në qershor me Monakon, përpara ndalesave në Portugali, Britani të Madhe, Austri dhe Belgjikë. Më pas do të vijë gara e Hungarisë, ndërsa Monza është planifikuar për 3-5 shtator. Pas Italisë do të zhvillohen garat në Spanjë, Azerbajxhan, Turqi dhe Singapor.

Në pjesën finale të sezonit, Formula 1 do të kalojë në Austin, Meksikë, Brazil dhe Las Vegas, përpara dy garave të fundit në Katar dhe Abu Dhabi.

Megjithatë, një pikëpyetje mbetet mbi garat në Lindjen e Mesme, për shkak të situatës së sigurisë në rajon.

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA –BASHKIMI NESËR NË STADIUMIN E GOSTIVARIT

Published

on

Me ndeshjet  Shkëndija – Bashkimi  dhe  Silkesi – Tikveshi , nesër me fillim në ora  16:00 hapet sipari i javës së tetë në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.  Kuqezinjtë sfidën me Bashkimin do ta zhvillojnë në stadiumin e qytetit  në Gostivar.

 Të  premten në program janë sfidat  Shkëndija – Bashkimi dhe Sileksi –Tikveshi. Ekipi kuqezi shkaku i rindërtimit  të stadiumit  në Tetovë  ndeshjet e  para të sezonit  të ri në cilësinë e vendasit  i  ka  zhvilluara  në  terrenin e  Qendrës stërvitore të FFM-së  në Shkup,  por ndeshjen e radhës  si vendas   kundër Bashkimit  do ta zhvillojë në Gostivar.

Ekipi kuqezi ndeshjen me kumanovarët  e  pretë pas disfatës kundër Tikveshit 1- 3 dhe barazimit me Arsimin  2-2. Sfida e radhës është Bashkimi i Kumanovës ekip e cila  në dy ndeshjet e fundit  ka paralajmëruar  se e tejkalon  krizën  sidomos  pas fitores  kundër  Skopjes 1-2  dhe barazimit me Vardarin 3-3.

Në ndeshjen kundër  Bashkimit  në Gostivar  Shkëndija  pritet të paraqitet me  formacion  të  kompletuar.

Kapiteni Besart Ibraimi tha se skuadra është në mini-krizë duke fituar një pikë në dy ndeshjet e fundit, por shpreson se kjo krizë tashmë do të tejkaohet.

Advertisement

‘’ Të them  të drejtën me Tikveshin  menduam  dhe besoj se  ishte  një ndeshje e  rëndësishme  por  tash  u  përsërit edhe me  Arsimin  mund  të them që është një mini krizë e jona. Po  besoj   që çdo  ekipi i ndodhin  të njëjta  situata. E  rëndësishme  është  që ne  këtë javë kemi  punuar  mirë  jemi përgatit për  këtë ndeshje edhe  shpresojmë që  të përgjigjemi në fushë  ‘’ deklaroi kapiteni Besatrt Ibraimi

Sa i përket  ndeshjes  së nesërme , kapiteni Ibraimi flet me respekt për Bashkimin por thotë se tre pikët do t`i takojnë Shkëndisë.

 ‘’ Po  të them të drejtën  se ne e respektojmë Bashkimin . E  dimë  që në ndeshjen e fundit me  Vardarin  luajtën  3-3 në fushën e vetë. Por nëse ne  jemi në  nivelin ku  duhet të jemi  besoj  që nuk  do kemi problem.‘’ tha  kapiteni Besart Ibraimi

Skuadra e  Sileksit  pasi  disa  dështimeve  në katër xhirot e fundit radhazi,  nesër  para  tifozëve  vendas  ka rastin   që  kundër  Tikveshit  të  dëshmon  se  kriza e rezultateve ka marrë  fund  apo do të  thellohet edhe më tej  kur  dihet se  ekipi nga  Kavadari  është në  formën e shkëlqyer.

Të shtunën me fillim në  ora  20:00 në  terrenin e kampit stërvitore  të FFM-së zhvillohet derbi i dy skuadrave  nga Shkupi,  Vardari dhe Shkëndija e Haraçinës, ndërsa  të dielën në ora 16:00, takohen Struga Trim Lum – Arsimi , ndërsa java e tetë mbyllet me  23 shtator  me ndeshjen  Bregallnica – Skopje.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat