Connect with us

Sport

ME SUKSES NISI EDICIONN E RI 2026/2027 LIGA E KATËRT E FUTBOLLIT

Published

on

Tre  fitore të  ekipeve  vendase  një barazim dhe një  fitore të  mysafirëve   me 23 gola të shënuar  është  epilogu i ndeshjve të  xhiros së parë  në Ligën e l katërt të futbollit.

Me  ndeshjet e javës së  parë  dje  zyrtarisht   ka  nisë kampionati i  ri 2026/2027  në Ligën e katër  të  futbollit  ku  do të  garojnë 10-të  ekipe prej të cilave 7 ekipe  nga  rajoni i Tetovës  dhe  3 nga  rajoni i Gostivarit

Në  ndeshjet e  xhiros  së  parë   ekipet  dëshmuan  organizim  të  mirë  por  edhe  cilësi  që garanton  se  do të kemi një kampionat  mjaft  interesantë

Në  stadiumin ‘’Besa Arena’’ në Çellopek , skuadra  e Besës  e  cila është  njëra  ndër skuadrat me traditë në rajonin e Pollogut  ka  shënuar  fitore   të lartë  4-0 kundër  ekipit të Pallaticës

Ndeshje  interesante  janë zhvilluar  në Debresh  ku  ekipi i Flamurtarit  ka shënuar  fitore  4-3  kundër  Renovës. Ndeshje   interesante kanë  zhvilluar edhe  Rinia e  Negotinës dhe Genç Kalemler Sport  që  ka  përfunduar me  barazim 3-3.  Klubi i futbollit  Treboshi e  cila  është  rikthyer pas  një kohe  të  gjatë   ka pësuar disfatë 0-3  nga  Nerashi në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Zhelinës. Ekipi  Dardania  99   në  stadiumin e  Tearcës  ka shënuar  fitore  2-1  kundër  ekipit të Pirokut.

Advertisement

 Rezultatet e xhiros së parë: Flamurtari (Debresh) – Renova 4-3,  Treboshi – Nerashti 0-3, Besa – Pallatica 4-0,   Rinia (Negotinë) –  Genç Kalemler Sport  3-3 dhe  Dardania 99 – Piroku 2-1

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

 

Advertisement

Sport

MAQEDONIA E VERIUT VAZHDON SERINË E DËSHTIMEVE – 630 MINUTA PA GOL TË SHËNUAR!

Published

on

Maqedonia e Veriut pësoi disfatë 0:2 edhe nga Skocia në Shkup, duke thelluar edhe më shumë krizën e rezultateve.  Zvicra  shënoi edhe  fitoren e  tretë  kësaj  radhe  ndaj Sllovenisë 2-1  dhe  kryeson tabelën ne 9 pikë.

Ndeshja e shtatë apo 630 minuta përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka të shënuar gol në ndeshjet ndërkombëtare. “Alarmi i kuq” që moti është ndezur kurse kriza e rezultateve vazhdon edhe pas humbjes nga Skocia në Shkup.

Seleksionuesi Sedloski nuk e ka ndërmend të dorëhiqet dhe thotë se nuk do të ndalet për të vazhduar procesin e nisur. 

Me lojën dhe rezultatin nga ndeshja me Skocinë i pakënaqur ka mbetur edhe futbollisti Elif Elmas.

“Ishte  shumë keq, realisht  në këtë moment  është vështir  të flasësh,Skocia me meritë fitoi. Kjo është  kjo momentalisht nuk di çka  të them shumë rëndë  moment  shumë i vështire, Kjo është kjo.  E  di  se  momentalisht  është vështirë për të gjithë lojtarët  ashtu  edhe  për mua  është vështirë. Duhet të mësojmë nga kjo, situatë e rëndë, gjendje  e vështirë   nga  7 ndeshje  7 disfata  dhe zero gola  të shënuar. Momentalisht duhet  bërë  diçka patjetër” deklaroi Elif Elmaz

Advertisement

Në ndeshjen tjetër të  këtij grupi  Zvicra  ka shënuar  fitore  2-1  ndaj Sllovenisë  dhe  i prinë tabelës  me 9 pikë para  Skocisë dhe  Sllovenisë me nga  4 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut  është e  fundit  pa asnjë  pikë të fituar.

 Nesër  zhvillohet raundi i katërt  ku Zvicra në Lucern përballet me  Maqedoninë e Veriut  ndërsa  Skocia është nikoqire e Sllovenisë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË – PERËNDIM: DOBROSHTI LIDER I RI ME 10 PIKË

Published

on

Katër fitore të vendasve dhe dy barazime me 25 gola të shënuar është epilogu i  ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e tretë Perëndim.  Derbi në Bogovinë përfundoi me  barazim, ndërsa Dobroshti, me fitoren kundër Lubotenit, ngjitet  në pozitën e parë.

 Derbi i javës së katërt në Ligën e Tretë – Perëndim u zhvillua në stadiumin e  Bogovinës para  një numri të konsiderueshëm të tifozëve mes Dritës  vendase dhe  ekipit Liria të Zhelinës.

 Në një ndeshje të luftuar deri në fund, Drita – Liria përfundoi me  barazim 2-2  edhe pse në dy raste ekipi mysafir ishte në epërsi.

Por  duhet theksuar se dy ekipet treguan paraqitje të mirë në fushë dhe barazimi  është epilogu më real i kësaj përballje.

Autor i dy  golave për ekipin Drita ishte Rushit Ramadani, ndërsa për ekipin Liria  shënuan Fehim Islami dhe Lirim Nesimi

Advertisement

 Në Dibër, Korabi mundi Gostivarin 1-0 me golin e Trim Ambarit,  Xhepçshti në cilësinë e vendasit deklasoi 5-0  Vardarin e Bërvenicës ku Bekim Sadiki dhe Mentor Saliju realizuan nga  2 gola, ndërsa Enes Osmani  1 gol.

 Klubi i futbollit Reçica shënoi fitore 3-2 në përballjen me Skënderbeun e Porojit , Jehona e Përshevcës barazoi  3-3 me Cetinskën duke arkëtuar  pikën e parë  sezonale. 

 Dobroshti me  fitoren 3-1 kundër Lubotenit ngjitet në pozitën e parë  në renditjen e tabelës. Gradeci  ishte i lirë.

 Pas katër xhirove  të zhvilluara  tabelën e kryeson Dobroshti me 10 pikë, ndërsa vendin e  dytë me nga  7 pikë e ndajnë Drita, Gostivari  Xhepçishti dhe Liria.

 Ndërkohë dje zyrtarisht nisi kampionati  2026/2027  në Ligën e katërt   rajoni Tetovë – Gostivar  ku u  regjistruan këto rezultate: Flamurtari (Debresh) – Renova 4-3,  Treboshi – Nerashti 0-3, Besa – Pallatica 4-0,   Rinia (Negotinë) –  Genç Kalemler Sport  3-3 dhe  Dardania 99 – Piroku 2-1.

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

BERAT IMERI: RESPEKT VARDARIT POR SYNOJMË REZULTAT POZITIV!

Published

on

Nesër me fillim në ora 20:00, në terrenin e kampit stërvitor  të FFM-së  do të zhvillohet  ndeshja e tretë e xhiros së tetë mes Vardarit dhe Shkëndijës  së Haraçinës. Kjo ndeshje  do të luhet pa praninë e tifozëve.

Java e tetë e sezonit  vjeshtor në Ligën e parë vazhdon  edhe nesër me një super ndeshje mes kampionit  në fuqi Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës që është surpriza më e këndshme e kësaj  pjese  të sezonit  vjeshtor.

Trajneri i Shkëndisë së Haraçinës  Berat Imeri për TV koha tha se pikërisht për  këtë ndeshje të rëndësishme janë përgatitur maksimalisht  dhe presin rezultat pozitiv.

‘’Neve na  pret  një ndeshje  shumë e rëndësishme  për klubin tonë. Ne jemi të përgatitur maksimalisht  për këtë ndeshje. E  respektojmë kundërshtarin por  ne  atje do të shkojmë për rezultat pozitiv, i dimë aftësitë tona, e dimë kualitetin e ekipit tonë  do ti marrim ndeshjet një nga një. Kemi përgatit në fakt ndeshjen  mirë me  qetësi. I dimë armët e forta të  kundërshtarit , dhe  ajo e cila është më rëndësishme  djemtë të japin maksimumin dhe  të jenë të qetë  dhe besoj  që do të nxjerrim një rezultat pozitiv‘’ deklaroi trajneri Berat Imeri

Përkundër  faktit  se interesimi për të ndjekur dhe përkrahur  ekipet e tyre,  tifozët nuk do të kenë mundësi ta ndjekin shkaku se  loja  është vendosur të zhvillohet pa praninë e  publikut.

Advertisement

‘’ Ndeshja  do  luhet pa  tifozë për  arsye se Vardari  është i  dënuar , kështu që edhe  tifozët tanë ÇLIRIMTARËT  nuk do të jenë po as tifozët e  vardarit nuk  do të jenë të pranishëm në ndeshje. Por kjo nuk besoj të jetë edhe  pse ne jemi shumë dhe kemi mbështetje të madhe nga tifozët tanë  sidomos në këtë ndeshjen e fundit kundër Skopjes  ÇLIRIMTARËT ishin mjaftë, mjaftë  të rëndësishëm për  suksesin  tonë. Poe ne  jemi të përgatitur  edhe  këtë ndeshje  që edhe  pa  tifozë të nxjerrim maksimumin nga  kjo lojë‘’ tha trajneri Berat Imeri.

Java e tetë vazhdon të hënën në ora 16:00, me  ndeshjen Struga Trim Lum – Arsimi , ndërsa mbyllet me 23 shtator  me fillim në ora 18:00 me ndeshjen  Bregallnica – Skopje.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat