Lajme nga vendi
A do të ndikojë “presioni” i SHBA-së ndaj opozitës për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit?
Maqedonia e Veriut ndodhet në udhëkryq, fundviti shënon edhe vazhdimin e orientimit të vendit. Vendi duhet ta kalojë me sukses “provimin” për të vazhduar tutje rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Por, politikbërja në vend nuk është një zëri e rreshtuar drejtë këtij procesi, pushteti është pro dhe opozita maqedonase kundër. Vendi më herët ka kaluar edhe procese tjera ngjashëm të komplikuara mbase me tematikë tjetër, por që opozita maqedonase çdoherë ka qenë bllokatorë që ka barrigaduar secilin proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Por, të gjitha kanë kaluar me sukses falë ndihmës së faktorit ndërkombëtarë, që kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm si ndërmjetësues. Një ndihmë e tillë e faktorit ndërkombëtarë tani në këtë moment historik në prag të ndryshimeve kushtetuese është mëse i nevojshëm se asnjëherë më parë. Sinjale të tilla janë vërejtur menjëherë, Uashingtoni i ka thënë drejtpërdrejt opozitës që të mbështesë rrugën evropiane të shtetit, të mbështesë amendamentet kushtetuese dhe të mos bllokojë ligjet me rëndësi vendimtare për shtetin, bënë të ditur burime qeveritare, duke përmbledhur vizitën e delegacionit qeveritar amerikan, shkruan Zhurnal.
SHBA-të i kërkojnë opozitës të mbështesë rrugën evropiane të vendit –
Në SHBA, theksojnë burime qeveritare, kemi marrë një mbështetje të qartë dhe të fortë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, që nënkupton zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, pra miratimin e amendamenteve dhe vazhdimin e negociatave të përcaktuara sipas kornizës së negociatave.
SHBA-ja përmes zyrtarëve të saj të lartë thekson mbështetjen që kemi për vazhdimin e rrugës evropiane, si dhe mbështetjen e padyshimtë për marrjen e këtyre vendimeve që i nevojiten Kuvendit tonë dhe ai mesazh ishte i drejtpërdrejtë edhe për opozitën – dallimet ideologjike nuk mund të jenë pengesë për përparimin e shtetit dhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme për qytetarët, jo për partitë politike, e më së paku për liderët e tyre sepse karriera personale e dikujt është shumë më pak e rëndësishme se e ardhmja e shtetit”, shtuan burimet qeveritare.
Nga aty shtojnë se procesi eurointegrues është proces i pakthyeshëm i cili ka filluar dhe askush nuk mund ta kthejë prapa, as të dërgohet në një tjetër drejtim.
“E vetmja gjë që mund të bëjë është ta ngadalësojë për interes personal, një ngadalësim të tillë e kemi pasur tashmë për 11 vjet, për të cilin kemi kuptuar se askush nuk ka pasur asnjë përfitim, më së paku ata që e kanë penguar procesin. Për këtë arsye ata shprehën shqetësimin për bllokadën që po bën opozita në Kuvend jo vetëm në këtë proces, por edhe në procese të tjera, shtojnë burimet qeveritare.
Sipas tyre kjo është hera e parë që bllokada nuk vjen nga jashtë, por nga brenda, nga opozita, dhe kjo duhet thënë qartë sepse de fakto, është kundër të gjitha proceseve që e çojnë shtetin përpara dhe kjo, siç theksojnë, nuk është proces i një personi ose një partie, por janë vendime dhe procese nga të cilat varet e ardhmja e gjeneratave të tashme dhe të ardhshme.
Nga Qeveria njoftojnë se në VMRO-DPMNE ka individë, deputetë dhe përfaqësues të udhëheqësisë të cilët nuk mendojnë si një pjesë e lidershipit aktual dhe të cilët duan që vendi ta vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe ata individë, siç shtojnë, duhet të inkurajohen.
Ata shtojnë se VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e tjera opozitare duhet të jenë pjesë e marrjes së këtij vendimi sepse të mos jesh pjesë e vendimeve të tilla është e padenjë për një parti politike, e cila, siç thonë ata, ekziston që nga dita e parë e pavarësisë së shtetit. Nga aty, sqarojnë se nuk kanë diskutuar drejtpërdrejt me deputetët e opozitës, as se si të vendosin, por, thonë se është përgjegjësi e secilit individ që të marrë vendime në interes të qytetarëve.
Një front i tërë kundër ndryshimeve kushtetuese, a po vështirësohet procesi?
Përderisa nga BDI është krijuar parulla për frontin evropian, nga ana tjetër është krijuar një front i tërë kundër ndryshimeve kushtetuese, përmes të cilave edhe hapet rruga për integrim në Bashkimin Evropian. Këtij fronti kundër ndryshimeve kushtetuese i prinë VMRO-DPMNE në krye me Hristijan Mickovskin, të cilët tashmë kanë dalë edhe me vendim të prerë që janë kundër ndryshimeve kushtetuese, dhe nuk do të lejojnë që asnjë deputet nga radhët e kësaj partie të votojnë për këto ndryshime
Por, nuk është VMRO e vetme në këtë front, pasi me qëndrime pothuajse të njëjta janë edhe nga e Majta në krye me Dimitar Apasiev, të cilët edhe pse në numër janë vetëm dy deputet, janë shprehur kategorikisht kundër ndryshimeve kushtetuese.
Në të njëjtin front është edhe deputeti dhe kryetari i partisë Bashkimi Demokratik, Pavle Trajanov, i cili propozon mbajtjen e referendumit për ndryshimet kushtetuese ose organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Meqenëse janë grupuar më shumë parti politike, LSDM duhet të vlerësojë nëse e kanë mbështetjen e qytetarëve. Kovaçevski duhet të dalë para qytetarëve. Besoj se referendumi apo zgjedhjet janë të nevojshme, por për mua zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë më të pranueshme”, tha Trajanov në Sitel. Ai përsëriti qëndrimin e partisë se nuk do t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshime kushtetuese, i cili duhet të fillojë debatin nga mesi i këtij muaji.
Nuk janë këto të vetmit, pasi bashkë me këto të lartëpërmendurit është edhe kryetari i partisë GROM, Stevce Jakimovski, të cilët kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në grupin punues për ndryshime kushtetuese, pas seancës së rregullt të kryesisë së partisë.
“Pas diskutimit të gjerë në të cilin kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë anëtarët e kryesisë, qëndrimi i GROM-it është që të mos marrë pjesë në punën e këtij grupi sepse nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Ky qëndrim vjen nga korrelacioni mes kushtetutës maqedonase dhe bullgare, ku pakica kombëtare maqedonase nuk ka asnjë të drejtë të garantuar me kushtetutë. Nëse në kushtetutën e tyre nuk ka vend për mbi 200.000 maqedonas në Bullgari, pse duhet të ketë vend në kushtetutën e Maqedonisë vetëm për 3.400 bullgarë të vetëidentifikuar”, thonë nga kjo parti.
Kujtojmë që, të bëhen ndryshimet kushtetuese nevojiten 80 deputetët. Shumica aktuale parlamentare ka vetëm 64, pra i nevojiten edhe 16 deputetë të tjerë, që kjo shpjegon qartazi situatën që pa ndihmën e partive opozitare ndryshimet e tilla nuk do të ndodhin asnjëherë. Prandaj, pritet që “presioni” i SHBA-ve direkt ndaj opozitës të japin efektin e duhur dhe ndryshimet kushtetuese të realizohen dhe të vazhdojë rrugëtimi i vendit drejt BE-së. /Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
”Plakat” nuk falin: Rikthejnë të ftohtin, çfarë janë dhe pse ndodh kjo dukuri
Në fillim të muajit prill, në shumë vende të Ballkanit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, shpesh vërehet një rënie e papritur e temperaturave, e njohur në popull si “Plakat e Prillit”.
Sipas besimeve popullore, këto ditë janë të paparashikueshme dhe shpesh shoqërohen me erë, reshje apo edhe temperatura të ulëta, që mund të ndikojnë në bujqësi dhe në jetën e përditshme.
Megjithatë, nga këndvështrimi meteorologjik, kjo është një dukuri normale. Ndryshimet e shpejta të motit në pranverë ndodhin për shkak të përplasjes së masave ajrore të ngrohta me ato të ftohta që ende zbresin nga veriu.
Ekspertët këshillojnë kujdes gjatë kësaj periudhe, sidomos për fermerët dhe qytetarët që i besojnë motit të qëndrueshëm pranveror, pasi temperaturat mund të luhaten ndjeshëm brenda pak ditësh.
“Plakat e Prillit” mbeten një term i njohur në traditën popullore, por në thelb janë një kujtesë se pranvera nuk është gjithmonë e qëndrueshme.
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës: Problemet me ndriçimin publik mund të raportohen online
Qytetarët e Tetovës tashmë kanë mundësi më të lehtë dhe më të shpejtë për të raportuar problemet me ndriçimin publik në lagjet dhe rrugët e qytetit. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve që çdo defekt apo mungesë të ndriçimit ta paraqesin përmes aplikacionit TE KLIK, në seksionin I-REPORT.
Ky aplikacion është i disponueshëm për përdoruesit e pajisjeve iOS dhe Android, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për komunikim me institucionet përgjegjëse.
Sipas njoftimit, raportimet e qytetarëve ndihmojnë që ekipet përkatëse të reagojnë më shpejt dhe të zgjidhin problemet në kohë, duke përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e jetës në qytet.
Falemnderit për bashkëpunimin!
Lajme nga vendi
Feti Abazi dhe zv/ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli: “U bë dorëzimi i projektit për ujësjellësin e fshatit Pallçisht”
Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka mirëpritur në takim, zv/ministren e Transportit, zonjën Kaltrina Zekolli.
Qëllimi i takimit, ishte dorëzimi i projektit kryesor për rrjetin sekondar të ujësjellësit në fshatin Pallçisht.
Postimi i plotë i Feti Abazit, në Facebook:
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim zyrtar mikeshën e komunës sonë dhe Zëvendësministren e Transportit, znj. Kaltrina Zekolli. Gjatë kësaj vizite të rëndësishme u bë dorëzimi i projektit kryesor për rrjetin sekondar të ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht, një hap thelbësor drejt realizimit të këtij projekti jetik për banorët tanë.
Tashmë që disponojmë dokumentacionin e nevojshëm, bashkërisht u dakorduam që në fazën e ardhshme të angazhohemi maksimalisht për sigurimin e mjeteve financiare për zbatimin e tij. Projekti i ujësjellësit për Pallçishtin mbetet prioritet i përbashkët i komunës dhe i Zëvendësministres.
Shpreh falënderim të veçantë për znj. Zekolli për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe përkrahjen konkrete ndaj projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar, kryetari Abazi.
Problemi me çështjen e ujit, ka vite që i shqetëson banorët e fshatit Pallçisht, të cilët revoltën e tyre, shpesh e kanë shoqëruar edhe me protesta, ndaj qeverisë dhe administratës së kaluar komunale.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme


