Lajme nga vendi
Edhe një kandidat i ri për president ka nisur sot mbledhjen e 10,000 nënshkrimeve ky është i 14-të që do të tentojë të arrijë numrin
Goce Ristov dje ka dorëzuar në KSHZ iniciativën e tij për mbledhjen e nënshkrimeve. Ai është kandidati i 14-të që do të tentojë të arrijë numrin prej 10 mijë. Në rubrikën e fundit, nga dje shihet se ai nuk ka mbledhur asnjë nënshkrim.
Goce Ristov sot dorëzoi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor Iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën për President të Republikës së Maqedonisë. Nënshkrimet do të mblidhen në drejtoritë/zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në mbarë vendin, njoftoi dje KSHZ.
Në garën presidenciale kanë hyrë tashmë 7 kandidatë.
Bujar Osmani ishte i pari që arriti në 10 mijë, i ndjekur nga Taravari, Dimitrievski, Vankovska, Jakimovski, Siljanovska dhe Pendarovski.
Kandidatët që arritën në 10 mijë nuk po organizojnë më mbledhjen e nënshkrimeve, ndaj numri i tyre sot është pothuajse identik me atë të djeshëm.
Lajme nga vendi
KUVEND: REZOLUTË PËR ISH-KRERËT E UÇK-së! (VIDEO)
Deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Propozim-Rezolutën për respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar ndaj ish-krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Kjo rezolutë mbështetet në parimet kushtetuese dhe në standardet ndërkombëtare të drejtësisë, duke riafirmuar përkushtimin ndaj shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të plotë të të drejtave themelore të njeriut, ashtu siç përcaktohen në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
Deputetët nënshkrues, sikurse janë Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Skender Rexhepi, Rijad Shaqiri, Ilir Hasani e të tjerë, u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, pa dallim përkatësie politike, që t’i bashkohen kësaj nisme dhe ta mbështesin Rezolutën me votë, në funksion të forcimit të parimeve universale të drejtësisë dhe respektimit konsekuent të standardeve ndërkombëtare për një proces të drejtë dhe të paanshëm.
REZOLUTA
Nëpërmjet kësaj nisme parlamentare kërkohet që proceset gjyqësore që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare, duke garantuar prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen efektive dhe gjykimin brenda një afati të arsyeshëm për të gjithë të akuzuarit.
Ndërkohë përmes një video-mesazhi, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje që më 17 Shkurt, në ora 14.00 bashkërisht të marshohet në Prishtinë.
ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së
“Më 17 Shkurt organizohet marshi “Për Drejtësi, jo politikë”. Ju kish ftuar vëllezër e motra të gjithë së bashku të marshojmë në Sheshin Skënderbeu për pafajësinë e bashkëluftëtarëve për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi që sot ne e gëzojmë”
Kohë më parë edhe në Shkup u mbajt një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, protestë e cila u përcoll me forca të shtuara policore dhe debate politike.
Lajme nga vendi
PALLATI I KULTURËS NË ZHELINË DREJT PËRFUNDIMIT, SYNOHET STATUSI NACIONAL (VIDEO)
Deri në fund të muajit mars, Komuna e Zhelinës do të bëhet me pallat të kulturës. Kështu së paku thotë Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili njofton se faza e parë ka kushtuar 350 mijë euro dhe se njëjta është finansuar nga TAV Maqedoni. Ndërsa faza e dytë thuajse në të njëjtën shumë, është finansuar me mjete nga kredia hungareze përmes Ministrisë së Kulturës.
“Ndërtimi ka zgjatur tre vite, për arsye jo se është punuar në mënyrë permanente por sepse është përfunduar njëra fazë dhe është dashur që kohë që të gjejmë mjete për fazën e dytë. Tani jemi duke përfunduar, unë jam i gëzuar që jemi duke e përfunduar atë projekt sepse ka raste kur kanë ngecur me dekada projektet tjera por nuk është një rast i tillë tek ne. Projekti ka kushutar afërsisht 600 mijë euro”.
Me të përfunduar tërësisht, Komuna e Zhelinës do të bëj kërkesë në Ministri të Kulturës që pallati i kulturës në Komunë të Zhelinës të jetë i karakterit nacional e jo vetëm lokal, me çka do të siguroheshin fonde për mirëmbajte dhe funksionim të vazhdueshëm.
“Ideja dhe qëllimi jonë është që këtë pallat kulture ta shpallim me status nacional. Pra që të jetë pallat i kulturës nacional që të finansohet, që nënkuptohet të finansohet nga burimet e buxhetit shtetëror dhe jo nga Komuna. Me këtë ne të gjejmë resurse të vazhdueshme dhe të përhershme të mirëmbajtes dhe funksionimit të këtij pallati të kulturës”.
Përndryshe, në Komunë të Bogovinës, ka gati 10 vite që pallati i kulturës është filluar por ka mbetur vetëm në skelet, beton dhe hekur! Zv/kryeministri Bekim Sali ditë më parë tha se janë të gatshëm që të ndihmojnë kudo që paraqitet nevoja për zhvillim të kulturës sidomos në vende rurale. TV KOHA
Lajme nga vendi
PROVIMI I JURISPRUDENCËS NË SHQIP – PROTESTA NËSE NUK PRANOHET!(VIDEO)
Mevlan Ademi, një nga iniciuesit e studentëve që kërkuan provim të jurispodencës në gjuhën shqipe thotë se nuk ka nevojë për krijimin e ligjit të ri, pasi që majfton ligji për përdorimin e gjuhëve, që studentët sipas nevojës dhe dëshirës, të i nënshtrohen testit të jurispodencës në gjuhën e tyre amëtare. Ademi thotë se deklaratat e Ministrit të Drejtësisë i shohin si të pabaza dhe jo korrekte.
Ademi thotë se ka dy vite që merren me këtë çështje por që ende nuk kanë gjetur zgjidhje.
Ndërsa nuk përjashton edhe mundësinë e protestave nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Për provimin e jurisprudencës, Televizioni Koha e pyeti edhe ambasadorin e BE-së Mihalis Rokas i cili tha se duhet të zhvillohet me dialog gjithëpërfshirës me palët e interesuara dhe të mos politizohet.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë çështje, e cila ka pasur shumë jehonë publike gjatë ditëve të fundit. Natyrisht, Kushtetuta dhe legjislacioni kombëtar duhet të respektohen dhe kur lindin çështje të tilla është thelbësore që të zhvillohet një dialog gjithëpërfshirës me të gjithë palët e interesuara, në mënyrë të matur dhe, mundësisht, pa u politizuar”, u shpreh Mihails Rokas – Ambasador i BE-së në RMV.
Përndryshe, për provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe pati deklarata kontradiktore edhe të kryeministrit të vendit, Hristjan Mickoski i cili fillimisht tha se të gjithë ata që duan mund t’i testojnë njohuritë e tyre në gjuhën amëtare, që një ditë më pas ta demanton veten dhe të kërkoj ligj të ri! Ndërkaq Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në vend se të zbaton ligjin po bën interpretim të tij, akuzojnë partitë opozitare. Në këtë debat u përfshi edhe Ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani duke i mbështetur fuqishëm studentët shqiptar që kërkojnë provimi i jurispodencës të mbahet në gjuhën shqipe. TV KOHA

