Connect with us

Lajme nga vendi

Përfundon takimi mes kryeministrit Mickoski dhe Taravarit, bisedimet do të vazhdojnë

Published

on

Ka përfunduar pak më herët takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i cili zgjati rreth një orë e gjysmë. Burime nga qeveria thonë për Alsat se takimi përfundoi në frymë konstruktive kurse bisedimet do të vazhdojnë. “Gjatë këtij muaji do të dihet e ardhmja e funksionimit të Aleancës për Shqiptarët të Taravarit. Mickoski në takim i konfirmoi pozitat e shprehura tashmë edhe publikisht”, thonë po të njëjtat burime. Kryeministri më herët gjatë ditës deklaroi se Taravari ka dy opsione, në qeveri për reforma dhe ndryshime ose me ata që për dy dekada kriminalizuan shtetin, një opsion i tretë nuk ekziston. Taravari tha se nuk ka marrëveshje me BDI-në, dhe se kur të ketë, nuk do të synojë të jetë më pjesë e qeverisë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mbështetje financiare për bujqësinë: Hapet thirrja për pagesa direkte shtesë

Published

on

Bujqit deri më 25 dhjetor 2025 do të mund të dorëzojnë kërkesat për pagesa direkte shtesë sipas Programës për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025.

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural i njofton ekonomitë bujqësore se deri më 25 dhjetor 2025 do të mund të paraqesin kërkesa për pagesa direkte shtesë sipas Programës për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025.

Në këtë periudhë dorëzohen kërkesat për këto nën-masa:

Nën-masa 1.2 „Pagesa direkte shtesë nga nën-masa 1.1 për prodhimin e grurit, elbit, lulediellit, kolzës vajore dhe lulëkuqes (afionit)”

Përfitues të kësaj nën-mase janë ekonomitë bujqësore që grurin dhe elbin e prodhuar e kanë shitur ose magazinuar te një blerës i regjistruar, përfshirë edhe sasinë e prodhuar për nevojat e kapaciteteve të veta përpunuese, e kanë shitur te një blegtor i regjistruar ose e kanë përdorur për ushqim të bagëtive për nevojat e veta.

Advertisement

Përfitues janë edhe ekonomitë bujqësore që lulëkuqen e prodhuar e kanë shitur te një blerës i regjistruar në Regjistrin e blerësve të afionit për prodhimin e narkotikëve.

Përfitues janë gjithashtu ekonomitë bujqësore që lulediellin dhe kolzën vajore të prodhuar i kanë shitur në një kapacitet përpunues të regjistruar.

Shuma e pagesave direkte shtesë është 6.000 denarë për hektar për grurë, elb, lulediell dhe kolzë vajore, dhe 18.000 denarë për hektar për afion.

Nën-masa 1.5 „Pagesa direkte shtesë nga nën-masa 1.3 për kulturat hortikulturale të dorëzuara në kapacitete përpunuese”

Përfitues të kësaj nën-mase janë ekonomitë bujqësore që kulturat hortikulturale të prodhuara i kanë dorëzuar në kapacitete përpunuese të perimeve, drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar, në periudhën nga 26 dhjetor 2024 deri më 25 dhjetor 2025.

Advertisement

Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat hortikulturale, përveç specit të varietetit “Kurtovska kapija”, ku pagesa është 4 denarë, përkatësisht 5 denarë për kilogram për sasinë e dorëzuar gjatë maj-qershor dhe nëntor-dhjetor 2025.

Nën-masa 1.7 „Pagesa direkte shtesë nga nën-masa 1.6 për pemët e dorëzuara në kapacitete përpunuese ose te blerësit e regjistruar”

Përfitues të kësaj nën-mase janë ekonomitë bujqësore që pjeshkët, qershitë, mjedrat, manaferrat, aroninë, goji berry, kajsitë, luleshtrydhet, shegët dhe lajthitë e prodhuara i kanë dorëzuar në kapacitete përpunuese të frutave drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar në periudhën 26 dhjetor 2024 – 25 dhjetor 2025, përveç lajthisë, për të cilën periudha është 15.09.2024 – 31.03.2025.

Përfitues janë edhe ekonomitë bujqësore që mollët e prodhuara i kanë dorëzuar në kapacitete përpunuese ose te blerës të regjistruar drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar gjatë periudhës 15 gusht 2024 – 30 qershor 2025.

Shuma e mbështetjes është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat frutore, përveç mjedrës dhe lajthisë (5 denarë/kg) dhe mollëve (2 denarë/kg).

Advertisement

Nën-masa 2.15 „Pagesa direkte shtesë nga nën-masa 2.14 për familjet e bletëve të përfshira në seleksionim për prodhimin e mbretëreshave të bletëve”

Përfitues janë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e rritësve të bletëve dhe të regjistruar si prodhues të mbretëreshave të bletëve në Ministrinë e Bujqësisë, ose anëtarë të një rritësie të regjistruar të mbretëreshave të bletëve.

Pagesa është 2.000 denarë për familje bletësh që është në kontroll dhe e përfshirë në procesin e seleksionimit.

Nën-masa 2.16 „Pagesa direkte për analizë laboratorike të vetive fizike dhe kimike të mjaltit”

Përfitues janë ekonomitë bujqësore të regjistruara si rritës bletësh, që posedojnë së paku 10 familje bletësh të regjistruara të dimëruara dhe që në vitin 2025 kanë kryer analizë laboratorike të vetive fizike dhe kimike të mjaltit.

Advertisement

Kërkesat dorëzohen përmes sistemit elektronik të Agjencisë nga ana e ekonomisë bujqësore, ndërsa për ndihmë mund të drejtohen te njësitë rajonale të MZSHV-së.

Lidhja për qasje në aplikacion: www.ipardpa.gov.mk
– Pagesa direkte e-subvencione.

Në rubrikën “Njoftime/Udhezime” gjenden udhëzimet e detajuara për paraqitjen e kërkesës, lista e dokumenteve të nevojshme, si dhe Programi dhe Udhëzimi për pagesa direkte, ku paraqiten në detaje kushtet dhe shuma e mbështetjes financiare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident ekologjik në Gazi Babë të Shkupit, identifikohet kompania që derdhi substancë të bardhë në rrugë

Published

on

Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, ku shihej një sasi e madhe substance të bardhë të derdhur në rrugët e Shkupit, institucionet reaguan menjëherë. Qyteti konfirmoi se është identifikuar kompania përgjegjëse në komunën Gazi Babë, e cila kishte lëshuar shkumë kimike direkt në hapësirë publike, përcjell TV21. Inspektorët e Shkupit kryen kontroll të jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, ku konstatuan derdhje masive nga një kapak kanalizimi. Janë marrë mostra nga terreni dhe pajisjet e kompanisë, të cilat do të analizohen nesër. Kryetari Orce Gjorgjievski paralajmëroi masa të rënda ndëshkuese dhe theksoi se askush nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren, arrestohet qytetari 67-vjeçari në Tetovë

Published

on

Më datë 18.11.2025, rreth orës 16:05, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 67-vjeçar nga një fshat i Tetovës. Veprimi është ndërmarrë pas një raportimi paraprak nga një 58-vjeçar, banor i të njëjtit fshat, i cili ka njoftuar se personi i dyshuar kishte kryer ngacmim seksual ndaj vajzës së tij 17-vjeçare.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të Tetovës, ku janë ndërmarrë të gjitha masat procedurale të parapara me ligj. Për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale Tetovë, e cila do të përfshihet në procedurat e mëtejshme për mbrojtjen e të miturës.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dyshuarit do të ngriten parashtresat përkatëse. Autoritetet kompetente po vazhdojnë me veprimet e nevojshme ligjore.

Continue Reading

Më të lexuarat