Connect with us

Sport

KOSOVA BARAZON ME SLLOVENINË NË PRISHTINË

Published

on

Kosova ka barazuar me rezultatin 0-0 kundër Sllovenisë në një takim të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa  ndeshja  Suedi – Zvicër  e zhvilluar në Solana ka përfunduar  0-2. Tabelën në grupin B e kryeson Zvicëra me  9 pikë

Dueli i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para  12 268 mes  përfaqësueses së Kosovë dhe  asaj të Sllovenisë ishe   që ishte ndeshje e nivelit  mesatar  edhe pse të dyja skuadrat pretendonin të fitojnë tre pikët.

 Gjatë  90 minuta  lojë u regjistruan   shumë pak  raste  për të shënuar, ndërsa  rasti  më mire  të Kosovë ishte  në  fillim të ndeshjes përmes Vedat Muriqit, i cili goditi jashtë me të majtën. Pas  këtij  moment  ishin sllovenët ata  që kishin  rastet  por edhe posedimin e topit. Futbollisti më i rrezikshëm te mysafirët ishte Benjamin Sesko, i cili testoi portierin Arijanet Muriçin në disa raste gjatë tërë ndeshjes.

Në ekipin e Kosovës  me lojë të mire u veçua  debutuesi Albian Hajdari, i cili që ishte i pakalueshëm në mbrojtje Me këtë pikë, Kosova mbetet e dyta në grup, me katër pikë. Në ndeshjen tjetër në Grupin “B”  Zvicra  shënoi  fitore  të sigurt 0-2  kundër Suedisë transfertë . Pas tre  raundeve të zhvilluara  kryeson  Zvicra me  9 pikë, para  Kosovës që ka  4 pikë, Sllovenisë me 2 dhe Suedisë vetëm me 1 pikë. Të hënën në raundin e katërt me fillim në ora 20:45 takohen:  Sllovenia – Zvicra dhe Suedia – Kosova

 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror

Published

on

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.

Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.

Continue Reading

Sport

Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen

Published

on

Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.

Ja si do ndeshen ditën e martë:

Continue Reading

Lajme nga vendi

Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!

Published

on

Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.

Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.

Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.

Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.

Advertisement

Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.

“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.

Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.

Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.

Advertisement

Shihemi në Dablin…

Continue Reading

Më të lexuarat