Lajme nga vendi
Kush e “shpëtoi” Maqedoninë nga ndarja, rrëfimi i ish-ambasadorit?
Shkruan: Muhamed HALILI
Dalja e Bashkimit demokratik për integrim në opozitë duket se ka shkaktuar trauma psikike dhe politike ne kryesinë e ngushtë të partisë dhe në veçanti trauma politike dhe psikike në vet liderin e saj.
Ali Ahmeti është i vetëdijshëm se piramida e funksionimit të partisë së tij për shtyllë kurrizore mbi dy dhjetëvjetshe është e lidhur më emrin dhe veprimtarinë e tij politike , prandaj opinionit i ofron lloj lloj konstrukcionesh politike për të mësuar reagimin e anëtarsisë së tij në rast të domosdoshmërisë së largimit të tij nga skena politike,gjë që për mua ende duket e pabesueshme.
Kjo piramidë ka qenë e lidhur me interesa të lloj-llojshme që dolën nga qeverisja e BDI me partitë maqedonase nga fusha e punësimit, avansimit në karierë të kuadrove partiake, privilegjeve të ndryshme dhënë udhëheqësve të ngushtë të partisë , përfitimeve personale e familjare të funksionarëve të lartë të kryesisë së ngushtë të partisë, ndarjes së tenderave si dhe krijimi i mundësive për keqpërdorimin e institucioneve të shtetit nga ana e funksionarëve të ngushtë partiak si dhe korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Tash për tash ende nuk kemi lexuar e vërtetuar se në cilin nivel janë vërtetuar dyshimet për aferat e mëdha korruptive dhe të vjedhjes së pasurive shtetërore të përfolura në opinion nga shkaku se gjyqësori i zgjedhur gjatë kohës së qeverisjes së BDI me VMRO-në e Gruevskit si dhe me LSDM e Zaevit ende është i kapur nga këto parti, sepse po të fillojë gjyqësori të hetoje dhe dënojë funkcionarë të lartë shtetëror për abuzime shumë të renda, si kriter për avansim drejt rrugës evropiane, fundi do to duhej të përfundonte te ata, sepse tashmë është e qartë se gati çdo i dyti funksionar i BDI-së dhe çdo i dytë gjykatës dyshohen se mund të mbarojnë aty ku e kanë vendin keqpërdoruesit e burimeve dhe institucioneve shtetërore.
Kur Aliu dëshiron që opinionin maqedonas dhe shqiptar ta furnizoj me bindje se krejt veprimtaria e tij politike është paqedashëse dhe veten ta promovoj në gjeopolitikë dhe faktor të rëndësishëm për stabilitetin regjional ai, madje edhe jashtë çdo protokoli çfaqet në takime shtetërore e partiake edhe aty ku nuk i takonte, fotografohej me liderë botërorë dhe jepte deklarata si një burrë shteti. P
Pikërisht për këtë,ai sot e përjeton shumë rëndë faktin se askush nuk e promovon më ate si “lideri i shqiptarëve të Maqedonisë” por thjeshtë si lider i një partie në opozitë i cili çdo orë e kalon duke parashikuar zgjedhje të parakohëshme parlamentare sepse partia shqiptare VLEN nuk paska legjitimitet politik ti përfaqsoj shqiptarët dhe se me këto zgjedhje ai do ta gjente sërish koshin e mjaltës , dhe kthehej në qeveri.
Si të bëhesh patriot shqiptar ?
Këtu në Maqedoni është interesant dhe për çudi. Çdokusht duhet të jetë “patriot shqiptar”.
Nivelin e patriotizmit shqiptar nuk e cakton askush tjetër përveç BDI=së.
Çdokush duhet të jetë “patriot shqiptar” dhe licencën e lëshon “Akademia” e Abdylhaqimit me nënshkrimin e Aliut. Ai cakton edhe legjimitet politik kush mundet dhe nuk mundet të hyjë në qeveri.
Në filipiket e tija me popullin Aliu nuk lë pa e përmendur se si kur shkon në takime të ndryshme maqedonasit shkojnë me dy parti kurse shqiptarët me 10 liderë.
Por, për këtë fajin e ka Alija!
Dy vitet e fundit, nga dëshira për tu bë i madh Alija mblodhi në Front, pastaj në AKI disa njerëz që dështuan në politikë dhe brenda natës fët e fët krijuan parti politike dhe Fronti ose AKI u bënë shumë parti por pa njerëz, pa votues.
Në komunikimet me popullin ai përkundër asaj që thoshte se do ti bashkojë trojet shqiptare ( do ta bëjë Shipninë e Madhe!) tash popullit ia shet lavdën se nëpërmjet Arben Xhaferit atij në vitin 2001 ia paskan dhënë hartën e Ballkanit dhe e paskan lutur të vizatojë si e don ai Shipnin e Madhe, deri ku të shtrihej, ku të rrjedhin lumenjtë, ku të perëndoj dielli e lind hëna.
Por, rrëfen Alia, ai paska refuzuar ta ndaj Maqedoninë!
I frymëzuar nga gjenialiteti i Alisë, gjatë qeverisjes së tij me VMRO, Gruevski e hartoi një plan që lumit Radika t’ia ndroj drejtimin, të bëjë një liqen akumulues diku!
Vuçiqit të Serbisë , i cili njëkohë ishte i brengosur mos t’i humbë zgjedhjet Alija, kjo gjë iu kujtua pas 25 vitesh me lumin Ibër në Kosovë!
Megjithate, Alija është treguar humanist i madh!
Ta lamë shakanë anësh.
Temën e ndarjes së Maqedonisë sipas varianti parësor “ma ofruan ndarjen e Maqedonisë” (Ahmeti tv 21!) nuk e beson askush nga politikanët dhe ata që pak dijnë politikë.
Lind pyetja : kush kishte forcë dhe mundësi që në vitin 2001 pikërisht Aliut t’i ofroj një kartë ballkanike e t’i thotë: vizato çka duesh dhe ku të duash dhe ne e realizojmë!
Për këtë ka dëshmi të pamohueshme.
Në librin e tij “Paqëbërësit, lidershipi amerikan dhe fundi i genocidit në Ballkan” lehtësuesi amerikan gjatë bisedimeve për MO, James Pardew, shkruan: “Leotari dhe unë që përfaqsonim BE dhe SHBA negoconim marrëveshtjen kombëtare për paqë midis palëve politike të pranuara në vend, UÇK nuk ishte palë e drejtëpërdrejt në këto bisedime. NATO mbante lidhje ndaras me gjeneralët e ARM-së dhe lidershipin e UÇK-së të arrihet dhe mbahet armëpushimi. Ekipi i NATO- s nuk i ka negocuar aspektet politike të marrëveshtjes së gjërë “ ( faqe 281)
Nga kjo qartë shifet se ndarja e Maqedonisë ka mundur të vihet në rand dite midis gjeneralëve të ARM-së dhe atyre të UÇK-së dhe jo mes Ali Ahmetit dhe kryetarit të Akademisë së shkencave të Maqedonisë Gjorgji Evremov , dhe pseudoakademikëve të Menduhit , si Stardelov, Blazhe Risteski si dhe Stojan Andovi dhe Lupço Georgievski!
Plani i ndarjes ka ekzistuar rëfen Lupço Georgievskit dhe ne që jemi dëshmitarë të atyre kohërave e dijmë dhe kemi dëgjuar dhe lexuar për diçka të tillë.
Por, kjo nuk ka mundur të bëhet edhe sikur të të kishte një marrëveshtja midis Lupço Georgievskit dhe Arebn Xhaferit si partner të koalicionit qeveritar. Prandej Arben Xhaferi nuk i është përgjegjur Lupços.
Sikur të ishte i sigurt Xhaferi se kjo gjë është e mundshme dhe e preferuar nga komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria dhe Kosova ai kërë “bajrak” nuk do t’ia kalonte Alisë sepse figura e tij në historinë kombëtare do të ngritej lart mbi ate të Ismail Qemalit!
Arbeni ka qenë lart mbi logjikën fillestare të Aliut mbi Shqipninë e Madhe prej të cilës u zmbraps pastaj, duke e ditur faktin se asnjëherë në histori , prej Kongresit të Berlinit 1878, Konferencës së Londrës 1913 fuqitë e mëdha perëndimore nuk janë angazhuar të bëjnë një Shqipëri të Madhe por përkundrazi janë angazhuar të mos bëjnë Shqipëri fare ose një Shqipëri miniaturiale si është deri më sot.
Berisha dhe PD gjatë qeverisjes së një Shqipëria paskaj të varfër dhe të shkatruar në vitet e 90-ta përkrahte Deklaratën e 11 partive shqiptare në ish Jugosllavi për pozitën e shqiptarëve pas prishjes së Jugosllavisë, politikë kjo e koordinuar në aksin Tiranë-Prishtinë-Tetovë.
Në takimet që liderët dhe deputetët e PD-së së Sali Berishës që i bënin me ne të PPD-së mbisundonte porosia se ne duhet të integrohemi në strukturat dhe institucionet Republikës së Maqedonisë duke u angazhuar për barazi mes popujve të kësaj republike. Çdo ide tjetër ishte e papranueshme
Sipas kësaj deklarate të partive politike shqiptare në ish Jugosllavi, në rast të prishjes së kufinjëve të jashtëm të Jugosllavisë, Kosova do të bëhej shtet i pavarur, shqiptarët e Maqedonisë do të angazhoheshin që në Maqedoni të arrijnë statusin e popullit shtetformues, e kështu me rradhë.
Lubço dhe Arbeni atëherë ishin një anë e medaljes së qeverisjes së Maqedonisë.
Pjesa tjetër e medaljes ishin LSDM dhe PPD si parti opozitare që do ta pamundësonin këtë gjë sepse një marrëveshtje e tillë nuk bëhet vetëm me dëshirën e dy palëve politike por edhe shumë palëve tjera si dhe gjeopolitikës në Ballkan.
Në bisedimet midis opozitës në atë kohë, Cërvenkovski ishte i gatshëm të hapet dialog maqedono-shqiptar për çdo kërkesë shqiptare përveç karakterit unitar të vendit.
Ne si PPD qëndrimin tonë e shprehëm në konferencën për shtyp të mbajtur në hotel “Liraku” më 15 mars 2001 ku kërkuam të ndërpriten luftimet dhe të fillojë procesi i amnistisë së luftëtarëve të UÇK-së dhe të fillojnë bisedimet nën prezencën e faktorit ndërkombëtar.
PPD e kundërshtoi me ngulm propozimin e Trajkovskit për një dialog brenda forcave politike maqedonase e shqiptare pa pjesmarrjes e komunitetit ndërkombëtar.
Ana e tretë e medaljes ishin BE dhe SHBA të cilët pastaj edhe e udhëhoqën procesin e arritjes dhe nënshkrimit të marrëveshtjes.
“Ashtu e dobët, ushtria dhe policia maqedonase, ishin të afta të bënin shkatrime dënuese në viset shqiptare duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima të civilëve dhe një valë të re refugjatësh që iknin nga zonat e luftimeve.
Kjo dhunë hakmarrëse vetëm do të mundte të eskalojë dhe ta vë në pikëpyetje ekzistencën e Maqedonisë si shtet me konsekkuenca të pasigurta për Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë, Greqinë dhe Sërbinë”(Pardew, po aty fq 268)
Duke u nisur nga fakti se Ballkani në të kaluarën ka qenë vatër e tre luftave, dy botërore dhe një ballkanike, BE e pranuan dhe hartuan planin e arritjes së një marrëveshtje mes forcave politike në Maqedoni dhe respektuar faktin se Maqedonia në të kaluarën ka qenë interesi i vendeve të përmendura më sipër, për komunitetin ndërkombëtar ka qenë dhe mbetet e papranueshme ideja e ndarjes së Maqedonisë.
Në evokimet e tija falso Alija deklaron për “Tv 21” se “…njësoj si mua, para vitit 2001 një plan të ndarjes u është ofruar edhe Fatos Nanos dhe Sali Berishës.
Kjo thënie nuk ka asnjë bazë vërtetësie.
Në kohën e konfliktit, në vitin 2001, Fatos Nano e as Sali Berisha nuk kanë qenë figura politike që kanë mundur të ndikojnë ndarjes të Maqedonisë.
Më kujtohet se diku në vitin 1993 në cliësinë e presidentit Dr Sali Berisha e thiri në informim Grupin parlamentar të PPD-PDP-së.
Grupin e kryesoja unë si kordinator.
Në takimet e ndara kryeministri Meksi, kryetari i Parlamentit Pjetër Arbnori na folën për integrimin tonë në sistemin politik në Maqedoni.
Presidenti Berisha na informoi se presidenti bullgar Zhelju Zhelev e ka informuar ate për një nismë që Andonis Samaras ia ka paraqitur Millosheviqit për ndarjen e Maqedonisë.
Më tej Berisha na tha se qëndrimi shqiptar do të jetë i ngjajshëm me ate bullgar për mosndarje të vendit sepse kjo gjo nuk është në interesin mbarëshqiptar.
Ky ka qenë qëndrimi ynë, ai i Shqipërisë dhe Kosovës atëherë.
Ilir Meta, kryeministër i Shqipërisë më 6 mars 2001 Në prag të mbledhjes të Këshillit të Sigurimit, për konfliktin në Maqedoninë Veriore, në një intervistë për gazetën franceze “Le Figaro”, i ka konsideruar aksionet e luftëtarëve shqiptarë, në jug të Serbisë dhe në Maqedoni, totalisht të papranueshme dhe të dëmshme për stabilitetin e rajonit.
I pyetur për idenë e Shqipërisë së Madhe, kryeministri Meta thekson, se shteti shqiptar nuk mbështet ndryshimin e kufinjëve
Mbetet dilemma sot e kësaj dite si do ta bënte Alija bashkimin me Shqipërinë pa pajtimin e Metës, Thaçit, Rugovës, Haradinajt edhe sikur me të vërtet atij ti besohej ndarja e Maqedonisë jo nga ana e Georgievskit por sikur të ndodhte madje edhe ndonjë konferencë ambasadorësh?
Maqedonasit nuk e pranuan këtë ide! Shqiptarët , jo se jo! Kështu plani dështoi dhe politikanët maqedonas u ulën në tryezën e bisedimeve.
Dhe u bë Marrëvehtja e Ohrit!
Lajme nga vendi
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
Ambasada e Austrisë ka reaguar pas dëmtimit dhe largimit të një pjese të konsiderueshme të pajisjeve të reja për shënjimin dimëror të shtegut të Majës së Titos në Kodrën e Diellit, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash.
Sipas njoftimit, më shumë se 45 nga gjithsej 112 shtylla janë shkatërruar, dëmtuar ose larguar, ndërsa dëmi financiar vlerësohet në të paktën 8 mijë euro, apo rreth 500 mijë denarë
Shënjimi dimëror është realizuar në kuadër të projektit “Slavkov – Shënjimi i shtigjeve malore në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur financiarisht nga Ambasadat e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, si dhe nga Birraria e Shkupit. Në realizimin e projektit kanë marrë pjesë më shumë se 25 vullnetarë lokalë dhe biznese të vogla nga Tetova dhe Bogovina.
Nga Ambasada theksojnë se dëmi nuk është vetëm financiar, pasi shkatërrimi i shënjimeve mund të rrezikojë drejtpërdrejt sigurinë e alpinistëve, veçanërisht gjatë kushteve të vështira dimërore me borë, mjegull, erëra të forta dhe dukshmëri të reduktuar.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor. Më 19 gusht 2026, një ekip profesional i policisë, në prani të përfaqësuesve të Parkut Kombëtar Mali Sharr, ka kryer inspektim në terren dhe ka dokumentuar lokacionet ku është konstatuar dëmtimi dhe largimi i pajisjeve.
Ambasada pret që institucionet kompetente të zbardhin të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave përgjegjës.
“Shënjimi i shtigjeve malore nuk është vetëm një shtyllë apo një shenjë. Në kushte me borë, mjegull dhe stuhi, ai mund të bëjë dallimin ndërmjet kthimit të sigurt dhe humbjes në mal”, thuhet në reagim.
Lajme nga vendi
VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin
Mashtruesit e BDI-së, përpara se ta hapin gojën për zgjedhje, duhet të shpjegojnë pse askush në partinë e tyre nuk mori përgjegjësi politike pas humbjes në zgjedhjet lokale. Ali Ahmeti vazhdoi të shiste mjegull me trukun e vjetër të tërheqjes, Bujar Osmani humbi Çairin dhe mbeti nënkryetar dhe lojtar kryesor për fronin e BDI-së, Bajram Rexhepi humbi Tetovën dhe mbeti në kryesinë e partisë, ndërsa Faton Ahmeti u shpërblye për humbjen e tij në zgjedhje me dy poste të reja në parti, nënkryetar dhe shef i kabinetit të Ali Ahmetit.
Në BDI, me sa duket nuk ka përgjegjësi për humbjen, por humbësit shpërblehen.
E njëjta histori përsëritet në Haraçinë, Bogovinë, Tearcë, Strugë, Zhelinë, Saraj dhe Dollnen. Humbën zgjedhjet, por askush nuk lëvizi, askush nuk dha llogari dhe askush nuk e lëshoi karrigen.
Bisedat për legjitimitet dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme janë vetëm për në shtëpi, për t’i mbajtur të njëjtët politikanë në kondicion dhe për t’u shitur shpresë se së shpejti do të kthehen në pushtet për të vjedhur përsëri. Por këto përralla nuk kalojnë më as në Reçicë të Vogël.
BDI-ja e di shumë mirë se më pak se një vit më parë, shqiptarët me votë i larguan nga të gjitha komunat me shumicë shqiptare dhe se çdo përballje e re me qytetarët do të thotë një tjetër shuplakë për ta. Në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët do ta përfundojnë punën dhe kjo udhëheqje e pareformuar e cila funksionon si një politbyro, do ta dërgojnë direkt në pension politik.
Lajme nga vendi
Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi, rasti nuk ka përfunduar, gjithmonë mund të dalin detaje të reja
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se si e komenton vendimin e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, të udhëhequr nga Islam Abazi, për ta ndalur procedurën lidhur me ndërtimin dhe vendosjen e spitaleve modulare, pa ndjekje penale ndaj asnjë personi juridik apo fizik, theksoi:
„Opinioni duhet ta dijë se ky është një proces që zgjat tashmë 5 vjet. Proces i cili gjatë këtyre 5 viteve ka mobilizuar rreth vetes informacione të ndryshme. Por, ajo që është gjithashtu e rëndësishme të theksohet është se në spitalin modular në Tetovë u dogjën të gjallë 14 persona. Do ta përsëris, u dogjën të gjallë 14 persona në spitalin modular në Tetovë.
Për fat të keq, prokurori i cili tashmë është në largim – pasi, sipas informacioneve që kam, është shpallur konkurs për zgjedhjen e një prokurori të ri në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar – supozoj se vendosi t’i përmbushë deri në fund detyrimet e tij ndaj qeverisë së mëparshme dhe nuk i bën përshtypje fakti që 14 persona u dogjën të gjallë. Do ta përsëris, u dogjën të gjallë 14 persona, kjo nuk do të thotë asgjë për të dhe vendos ta ndalë këtë proces.
Por, dua që opinioni ta dijë se kjo nuk është amnisti politike nga ana e këtij prokurori ndaj ish-urdhërdhënësve të tij, sepse gjithmonë mund të dalin detaje të reja që lidhen me këtë proces dhe gjithmonë ky proces mund të bëhet sërish aktual dhe të niset nga fillimi.
Kështu që, shumë herë i kam komentuar ato vendime në kuadër të sistemit tonë gjyqësor dhe për fat të keq një nga ato vendime skandaloze është edhe ky. Ajo që më huton mua dhe që vjen si mesazh nga opozita, është se deri dje ata që kritikonin për qasjen e organeve të drejtësisë, tani i lavdërojnë dhe janë plot lëvdata për punën e tyre dhe të ashtuquajturin objektivitet. Por, do ta përsëris, ky prokuror dhe njerëzit që e kanë udhëhequr këtë rast nuk gjetën prova për kryerjen e një vepre penale në një rast në të cilin njerëzit digjeshin të gjallë.“
-
Lajme nga vendi3 weeks agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga vendi2 months agoZv/kryeministri Bekim Sali: Suedia mbetet mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane
-
Lajme nga vendi1 month agoKronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 08 Korrik

