Sport
SLLOVENI VINÇIQ DO TA REFEROJË FINALEN SPANJË – AGJENTINË
Slloveni Sllavko Vinçiç shpërtheu në lot kur mësoi se FIFA i kishte besuar detyrën më të rëndësishme të karrierës së tij – drejtimin e finales së Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës.
Arbitri 46-vjeçar ka tashmë në CV një finale të Ligës së Kampionëve dhe një karrierë të pasur ndërkombëtare, por emërimi për finalen e Botërorit e emocionoi thellë.
Vendimin ia komunikoi Pierluigi Collina, arbitri legjendar italian, të cilin shumë e konsiderojnë si gjyqtarin më të njohur dhe më të respektuar në historinë e futbollit.
Vinçiç njihet si një arbitër që nuk heziton të marrë vendime të vështira. Në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025, ai ndau nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq në ndeshjen mes River Plate dhe Monterrey, çka shumë e cilësuan si dëshmi se nuk ka frikë të vendosë drejt edhe në situatat më të tensionuara.
Në Botërorin aktual, ai ka gjykuar ndeshjet Brazil – Marok, Jordani – Algjeri dhe sfidën e fazës së 1/8 së finales mes Meksikës dhe Ekuadorit.
Emri i Vinçiçit u përmend në mediat botërore edhe në vitin 2020, kur u ndalua gjatë një aksioni policor në Bosnje dhe Hercegovinë kundër një grupi kriminal të lidhur me prostitucion dhe drogë.
Ai u lirua shpejt, pasi organet hetimore konstatuan se nuk kishte lidhje me rastin dhe ndaj tij nuk u ngrit asnjë procedurë. Vetë Vinçiç deklaroi atëherë se ishte gjendur “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.”
Në finalen e së dielës, asistentë të tij do të jenë bashkëkombësit Tomaž Klançnik dhe Andraž Kovaçiç, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë jordanezi Adam Mahadmeh.
Sport
MESSI ME MESAZH PAS FINALES: DUHET KOHË QË PLAGA TË SHËROHET!
Kapiteni i përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Messi, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale një ditë pas finales së Kampionatit Botëror.
Argjentina u mposht nga Spanja me rezultat 1:0 pas vazhdimeve në finalen e zhvilluar të dielën mbrëma në Nju Xhersi, duke mos arritur ta mbrojë titullin botëror të fituar katër vite më parë në Katar.
“Dhimbja është e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet” – shkruan Messi në Instagram, postim ky që për një kohë të shkurtër mblodhi miliona klikime.
Messi ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur kombëtaren e Argjentinës teksa ka uruar edhe Spanjën për titullin e kampionit të botës.
“Sot është e vështirë ta vlerësojmë plotësisht atë që arritëm, por ky ekip arriti në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Ju falënderoj nga zemra për çdo mesazh dhe urim. Edhe një herë arritëm të bashkohemi si komb dhe të ndajmë krenarinë e madhe që jemi argjentinas. Gjithashtu dua ta uroj Spanjën për fitimin e titullit” – shkroi Messi.
Ende nuk është e qartë nëse njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave do t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren argjentinase.
Messi (39 vjeç) e përfundoi Botërorin si golashënuesi i dytë më i mirë me tetë gola, ndërsa regjistroi edhe katër asistime.
Sport
SPANJA KRAHAS TITULLIT KAMPION KA PËRFITUAR EDHE 51 MILIONË DOLLARË
Spanja si kampion i Botës ka përfituar gjithsejtë 51 milion dollarë ndërsa çdo futbollist i ekipit kampion ka përfituar nga 940 mijë dollarë. Argjentina ka përfituar ka përfituar 34 milionë dollarë, Anglia 30 milionë dollarë, ndërsa Franca 28 milion dollarë, ndërsa më pak, pra nga 10 milion dollarë kanë përfituar vendet që u renditën nga pozita e 33-të deri në at të 48 -të
Kampionia e sapo shpallur e botës, Spanja, do të përfitojë një shumë rekord prej 51 milionë dollarësh pasi mposhti Argjentinën dhe u shpall kampion Bote në edicionin e 23-të Kampionati Botërorë i futbollit 2026.
Goli i Ferran Torres në minutën e 106-të i siguroi “La Rojas” titullin e dytë kampion bote, krahas titullin kampion i solli edhe përfitime të mëdha financiare .
Vetëm pjesëmarrja në finale u garantonte secilit prej 26 futbollistëve të Spanjës një shpërblim prej pak më shumë se 550 mijë dollarësh para tatimeve, sipas raportimit të gazetës AS.
Pas fitimit të trofeut, kjo shumë u rrit ndjeshëm, pasi lojtarët do të marrin 45 për qind të fondit prej 51 milionë dollarësh. Kjo do të thotë se secili prej 26 futbollistëve spanjollë do të përfitojë rreth 940 mijë dollarë para tatimeve.
Nga ana tjetër, Argjentina do të arkëtojë 34 milionë dollarë si nënkampione e botës. Deri më tani nuk është bërë e ditur se si do të shpërndahet kjo shumë mes lojtarëve të saj.
Shpërblimet financiare sipas rendiertjes në Kupën e Botës 2026
Kampione – Spanja: 51 milionë dollarë, Nënkampione – Argjentina si nën kampione përfiton : 34 milionë dollarë , Anglia në vendin e tretë përfiton 30 million dollarë, ndërsa Franca në vendin e katërt 28 million dollar. Ekipet nga vendi i pestë deri në tetën si Zvicra, Norvegjia , Belgjika dhe Maroku përfitojnë nga 20 milion Dollar, ekipet nga vendi i 9 deri te i 15-ti përfitojnë nga 15 milionë dollarë,. Ekipet nga pozita e 17 deri në at të 32-të përfitojnë nga 12 milion dollarë ndërsa vendet nga pozita e 33-të deri në ata të 48 përfitojnë nga 10 milion dollarë
Në total, këto shpërblime përbëjnë 703 milionë dollarë nga fondi i përgjithshëm prej 871 milionë dollarësh që FIFA ka ndarë për Kupën e Botës 2026. 168 milionë dollarët e mbetur shpërndahen mes të gjitha kombëtareve pjesëmarrëse, pavarësisht rezultateve të arritura në turne.
Sport
SKOPJE DHE ARSIMI ZHVILLUAN KONTROLLUESEN E FUNDIT
Një javë para fillimit të sezonit 2026/2027 në Ligën e parë, ndeshje të fundit kontrolluese zhvilluan Skopje dhe Arsimi. Për dy këto ekipe kjo ndeshje ishte testi i fundit para ndeshjeve kampionate kundër Shkëndijës gjegjësisht Tikveshit.
Klubi i futbollit Arsimi nga ekrani në kuadër të fazës së fundit të përgatitjeve për sezonin 2026/27 që fillon më 25 korrik, të dielën ka zhvilluara ndeshjen e fundit kontrolluese në Lagjen e Autokomndës në Shkup me debutuesin në Ligën e parë ekipin Skopje .
Për trajnerin e ekipit Skopje, Muarem Muarem ishte një fillim i ri, si trajner përgjegjës i ekipit nga Autokomanda .
Dy trajnerët e ekipeve Muarem Muarem i Skopjes dhe Vildan Saliju i Arsimit gjatë 90 minutave në lojë kanë inkuadruar të gjithë futbollistët për të cilët besojnë se në kampionatin e ri do të jenë bartës të ekipeve përkatëse.
Ndeshja në fjalë ka përfunduar 2-1 për ekipin vendas, ndërsa autore të golave ishin Andrej Cvetkovski dhe Jesild Kapllanaj për Skopjen dhe Glogorov për Arsimin.
Kujtojmë se në ndeshjet e xhiros së parë Skopje është mysafire e Shkëndijës në Gostivar, ndërsa Arsimi mysafire e Tikveshit në Kavadar.

