Connect with us

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 04 Tetor

Published

on

Dje në ora 11:25 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Gallatë kanë privuar nga liria një 34-vjeçar nga fshati Vrapçisht. Gjatë një kontrolli në trafik, ajo është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Renault“ me targa të Gostivarit pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

……Dje në ora 10:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale fshati Gurgurnicë – fshati Stençë të Tetovës, automjeti i udhëtarëve „Lada Niva“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 57-vjeçar nga fshati Sellarcë e Poshtme, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari i tij 21-vjeçar nga fshati Sellarcë e Poshtme, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga SPB Tetovë.

……    Dje në ora 16:26 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tetovë kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një raportimi paraprak nga bashkëshortja e tij 24-vjeçare se në shtëpinë familjare ka hedhur një send drejt saj dhe i ka shkaktuar lëndime. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

……Dje në ora 18:05 në rrugën „Marshall Tito“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 40-vjeçar nga fshati Roglë. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

……    Në ora 00:00 në fshatin Pallaticë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 20-vjeçar nga po i njëjti fshat për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodeksit Penal. Gjatë kontrollit ndaj tij janë gjetur dhe konfiskuar 15 paketime me marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.

Advertisement

Lajme nga vendi

MPB: Zgjidhet problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve tanë

Published

on

Problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në Ministrinë e Brendshme është tejkaluar dhe të gjithë të punësuarit kanë përsëri sigurim shëndetësor, njofton Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

“Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe koordinimit me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, problemi është tejkaluar me sukses, me ç’rast të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Brendshme janë përsëri të pajisur me sigurim shëndetësor”, theksojnë nga MPB.
Ministria thotë se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e punonjësve të saj, si dhe për të siguruar ushtrimin e papenguar të të gjitha të drejtave të punësimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kopman: Bllokada për integrimin evropian është në Shkup, jo në BE

Published

on

Drejtori i Zgjerimit të BE-së, Geert Jan Kopman, i cili largohet nga Komisioni Evropian më 1 janar, në një nga intervistat e tij të fundit në këtë pozicion, kur u pyet për ndryshimet kushtetuese, tha se “Bllokada është në Shkup, jo në BE”.

Kopman i bëri këto komente në një intervistë me “Ilva Tare” të Këshillit Atlantik për “Balkans Debrief” mbi pakon e zgjerimit të vitit 2026 të miratuar më 4 nëntor.
Kopman shpjegon pse udhërrëfyesit janë tregues dhe të bazuar në meritë, duke i përshkruar ato si “sfiduese dhe ambicioze”. Ai argumenton se progresi i Malit të Zi tregon se metodologjia e pranimit po jep rezultate. Ai gjithashtu paralajmëron se rajoni duhet ta shfrytëzojë këtë moment, përpara se zgjedhjet në shtetet anëtare të BE-së vitin e ardhshëm ta ndërlikojnë më tej ciklin politik.

Lidhur me bllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, Kopman tha se “Bllokada është në Shkup, jo në BE”, duke aluduar për ndryshimet kushtetuese.

“Vendi e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë për të hapur negociatat dhe kjo është në thelb një ndryshim në Kushtetutë. Kjo nuk është vetëm një çështje bullgare. Ky është qëndrimi i BE-së. Kjo është pjesë e përfundimeve të Këshillit. Vendi gjithashtu duhet të miratojë udhërrëfyes dhe një plan veprimi për pakicat. Janë ndërmarrë hapa në këtë drejtim, megjithëse ndoshta jo gjithçka është përfunduar plotësisht ende. Por pa ndryshime kushtetuese, procesi thjesht nuk do të ecë përpara. Varet vërtet nga vetë vendi”, thotë Kopman.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 18 Nëntor

Published

on

Dje në Stacionin Policor Tearcë, është privuar nga liria një 40-vjeçar nga fshati Përshevcë, rajoni i Tetovës. Ai ishte thirrur në orën 11:45 në stacionin policor për shkak të një kundërvajtjeje të kryer më parë, përkatësisht sepse nuk kishte ndaluar me automjetin e udhëtarëve në shenjën e dhënë për ndalim nga zyrtarët policorë. Gjatë bisedës zyrtare u konstatua se automjetin e udhëtarëve „Folksvagen Bora“ me targa të Tetovës e kishte drejtuar pa dhënë provimin e shoferit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

……Dje në orën 16:05 në SPB Tetovë, një 63-vjeçar nga Tetova ka paraqitur se në periudhën nga 17.11.2026 nga ora 23:00 deri në orën 10:00 më 18.11.2026 në rr. „Nikolla Parapunov“ në murin e jashtëm të shtëpisë së tij ishte shkruar një grafit. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer këqyrje në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Djenë orën 19:30 në rr. „101“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar e kanë privuar nga liria një 27-vjeçar nga Gostivari, sepse gjatë kontrollit të kryer mbi të i janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thikë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.

……Dje në orën 22:45 në DPB Gostivar, një 44-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme, rajoni i Gostivarit, ka paraqitur se rreth orës 21:10 para një objekti hotelerik në fshat, pas keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij, me ç’rast ka goditur xhamin e vitrinës së objektit dhe e ka dëmtuar atë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

……Dje në orën 22:40 në SPB Tetovë, një 30-vjeçar nga Tetova ka paraqitur se më 17.11.2026 rreth orës 23:00 në Sheshin e Qytetit në Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy persona nga fshati Poroj, rajoni i Tetovës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Advertisement

…….Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër një 35-vjeçari nga fshati Çegran, rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale të kryer „vrasje në tentativë“. Më 15.11.2026 në oborrin në fshatin Çegran, pas një fjalosjeje të mëparshme dhe përleshjeje fizike, i denoncuari me mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë shpuese një personi.

Continue Reading

Më të lexuarat