Connect with us

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 16 Korrik

Published

on

Dje në ora 14:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 29-vjeçare nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ajo kishte sulmuar fizikisht djalin e saj shtatëvjeçar. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Dje në ora 00:15, në SPB Tetovë, një 46-vjeçar nga fshati Xhepçisht ka denoncuar se në oborrin e një shtëpie në fshati Xhepçisht është sulmuar fizikisht nga dy persona  nga i njëjti fshat, ndërsa është përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje në ora 12:45 në SPB Tetovë, një grua 38 vjeçare nga Tetova ka denoncuar se ka vërejtur se nga data 30.06.2026 deri më 15.07.2026 janë kryer 78 transaksione të paautorizuara me kartelën e saj debitore, me çka është dëmtuar për një shumë të përgjithshme prej 226.172 denarë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje në ora 11:00, në rrugën Kuzman Josifovski Pitu në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore, kanë privuar nga liria një 59-vjeçar nga Tetova, i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 235 a paragrafi 1 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkimor Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
…..
Dje  në ora 13:50, në SPB Tetovë, një 34-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se në rrethin e një fabrike në Tetovë është sulmuar fizikisht. Po punohet në zbardhjen e rastit.
……
Dje  në ora 17:45, në bulevardin Vëllezërit Gjinovski në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë ndaluar një moped me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 17 vjeçar nga fshati Bellovisht, Gostivar. Gjatë kontrollit është konstatuar se i mituri po drejtonte mopedin para se të fitonte të drejtën e drejtimit, përkatësisht pa patentë shofer. Pas konsultimit me prokurorin publik kujdestar pranë PTHP Gostivar, shoferi është privuar nga liria, mopedi është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës.
……
Pas mesnate në ora 00:25, në një kazino në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 59-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese me lëndë pluhur të bardhë. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
……
Pas mesnate në ora 00:30, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Përshefcë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh BMV me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar, ndërsa si bashkëudhëtarë kanë qenë dy 19-vjeçarë tjerë  dhe një 14 vjeçar, të gjithë nga fshati Novo Sellë, Zhelinë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar tri kapele të zeza fantomka, tri thika dhe një pendrek. Ata janë arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t u dorëzohet kallëzim përkatës sipas nenit 80 paragrafi 1 të Ligjit për Armët.

Lajme nga vendi

PASHOLLI: KANALIZIMI NË ZAJAZ TENTATIVË PËR TA DEFOKUSUAR OPINIONIN!

Published

on

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim Arbana Pasholli është e mendimit se personat e përfshirë në projektin e kanalizimit në Zajaz duhet të japin përgjegjësi në rast se vërtetohet teza se në këtë fshat edhe pse janë marrë paratë, nuk është shtruar rrjeti i kanalizimit.

E pyetur nga TV Koha, Pasholli deklaron se pret që edhe institucionet të veprojnë në rast se një gjë e tillë dëshmohet.

Sido që të jetë, në rast se këto pretendime verifikohen presim nga institucionet kompetente që të reagojnë dhe normalisht që të mbahen përgjegjës personat kompetent dhe direkt të përfshirë.

Megjithatë, Pasholli mendon se tema e kanalizimit në Zajaz është temë që po shfrytëzohet për të devijuar vëmendjen nga situate aktuale. Ajo është e mendimit se të gjitha vendbanimet meritojnë investime dhe infrastrukturë cilësore, si dhe kushte dinjitoze për jetesë.

Vlerësoj se çdo vendbanim meriton vëmendje, meriton infrastrukturë cilësore. Meriton kushte dinjitoze për jetesë, nuk mund të jap një përgjigje të drejtëpërdrejtë pa pasur informacion të plotë dhe të verifikuar dhe gjithashtu nuk mund të jap një përgjigje bazuar në atë çfarë kemi dëgjuar nëpër media dhe devijimin e vëmendjes, normal përpjekjet për devijim të vëmendjes nga temat aktuale.

Advertisement

Për rastin e kanalizimit në Zajaz, javë më parë ka alarmuar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas. Rokas tha se ka filluar hetimi dhe mbledhja e dokumentacionit të plotë për këtë projekt, i cili është paraqitur si i përfunduar në vitin 2024, por që realisht nuk është kryer në terren./Tv Koha – Shkup/

Continue Reading

Lajme nga vendi

BLLACË: AKSIDENTI FATAL – TRE VIKTIMA! Rruga që i ndanin nga përqafimi me familjarët u shndërrua në tragjedi

Published

on

U nisën nga Gjermania, duke numëruar orët që i ndanin nga përqafimi me familjarët dhe pushimet në vendlindje. Por rruga drejt shtëpisë u shndërrua në tragjedi.

Vetëm pak kilometra para se të hynin në Kosovë, udhëtimi i tyre mori fund përgjithmonë.

Siç mësohet, tre viktimat janë Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani. Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Auroritetet thonë se policia për rastin në fjalë është njoftuar rreth orës 22:35.

Policia njofton gjithashtu se para se të ndodhte aksidenti në stacionin policor në Bit Pazar ka pasur denoncim për zhdukjen e tre shtetasve kosovarë, tashmë të ndjerē.

Advertisement

Vetura e aksidentuar ka qenë me targa gjermane. Dy persona kanë ardhur në Aeroportin e Shkupit për ta marrë një familjare të tyre drejt Kosovës./Tv Koha – Shkup/ 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi takim me Nicole Varns, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u konfirmua bashkëpunimi i fortë dhe i vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe SHBA-së si partner strategjik në zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

Një njoftim theksohet se, në takim është diskutuar për prioritetet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë te reformat në drejtësi, sundimi i ligjit, digjitalizimi i sistemit gjyqësor, agjenda legjislative dhe lufta kundër korrupsionit. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, kërkoi që në periudhën e ardhshme të mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i ndihmës ekspertësh nga SHBA-ja në fushën e legjislacionit penal.

Ministri Shasivari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ofron Ministrisë së Drejtësisë dhe proceseve reformuese në vend, duke theksuar se ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe reforma e legjislacionit penal, e cila mbetet një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë drejtim, u theksua se ka filluar zbatimi i projektit “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drogat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes projekteve të reja të përbashkëta, mbështetjes së ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojave në fushat me interes të përbashkët.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar fuqishëm në zbatimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane, në interes të qytetarëve dhe të integrimit evropian të shtetit. (INA)

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat